TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton se në mbledhjen e 7 Korrikut do të kalojë për shyqrtim procedimin ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni, të akuzuar për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.
Kërkesa për procedimin e Gjonit, i cili njëherazi është dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është depozituar nga ministri Drejtësisë Nasip Naço, rreth 2 muaj më parë.
Paçka kërkesave të organit të akuzës për pezullimin e Gjin Gjonit nga funksioni i tij si gjyqtar, do të ishte si fillim gjykata e Elbasanit e më pas ajo e Durrësit që do të rrëzonte kërkesat e Prokurorisë duke i dhënë të drejtë Gjonit të vazhdonte detyrën dhe pse ndaj tij rëndojnë dy akuza të rënda.
Vetë Gjoni ka mohuar publikisht akuzat e ngritura ndaj tij, si dhe ka kërkuar që të pezullohet nga KLD deri në përfundim të hetimeve.
Por interesimit të medias se pse nuk ndërrmeret një masë ndaj gjyqtarit Gjoni dhe pse ai ka kërkuar publikisht të pezullohej nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ky Këshill deri këtë të premte kish vendosur t’i përgjigjej me heshtje deri sa njoftoi se në mbledhjen e 7 Korrikut do të shyqrtohet procedimi ndaj Gjonit dhe 7 gjyqtarëve të tjerë.
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjykatësi i apelit Gjin Gjoni u padit në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pasi nga verifikimet e kryera ILDKP njoftoi asokohe se Gjoni kish fshehur një pasuri prej afro 2 milionë euro.
Njoftimi i plote i KLD-se per procedimin e masave disiplinore ndaj 8 gjyqtareve ne mbledhjen e 7 Korrikut
Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvillon mbledhjen e tij plenare me datë 07.07.2014, ku ndër të tjera do të shqyrtohen propozimet e Ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj 8 (tetë) gjyqtarëve.
1) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit I.P., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
2) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit B.M., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
3) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit A.Y., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
4) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit Sh.Ll., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.
5) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit M.K., gjyqtar në Gjykatën e Rrethi Gjyqësor Korçë.
6) Shqyrtimi i kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Gj.Gj., gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
7) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtares K.Ç., gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
8) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit K.Dh., gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.
Shqyrtimi i procedimit disiplinor për 5 (pesë) gjyqtarët, që ishte e parashikuar të zhvillohej në mbledhjen e datës 30 qershor 2014, u shty për shkak të mungesës sëMinistrit të Drejtësisë.
KLD gjatë mledhjeve të fundit ka shqyrtuar me intensitet kërkesat e Ministrit të Drejtësisë për procedime të gjyqtarëve të ndryshëm. Konkretisht : nga 20 kërkesa të depozituara nga Ministri i Drejtësisë, janë përfunduar së shqyrtuari 9 kërkesa për procedim disiplinor. Në mbledhjen e datë 7 Korrik do të shqyrtohen edhe 8 kërkesa të tjera, duke lënë në proces për mbledhjen e ardhme edhe tre kërkesat fundit të ardhura nga Ministri i Drejtësisë.
"Sqarojmë se nga 20 gjyqtarët për të cilët Ministri i Drejtësisë ka kërkuar procedimin disiplinor si më sipër, 15 gjyqtarë po procedohen për shkelje të konstatuara nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të cilat konsistonin kryesisht në: zvarritje e pajustifikuar e procesit gjyqësor (duke perfshirë edhe vonesat e pajustifikuara në zbardhjen e vendimeve), shkelje haptazi e ligjit procedural dhe moszbatim i vendimeve unifikuese", thuhet në njoftimin e KLD-së.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
procedimin për gjyqtarin Gjoni ">