KLD: Kërkesa bie në kundërshtim me
ligjin, s’mund të shqyrtohet nesë

KLD: Kërkesa bie në kundërshtim me<br />ligjin, s’mund të shqyrtohet nesë
TIRANE- Përplasjet mes Ministrisë së drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të drejtësisë nuk kanë të ndalur. Ky Këshill ka refuzuar kërkesën e ministrit Nasip Naço, për të futur në rend dite në mbledhjen e nesërme 3 pika të reja. Bëhet fjalë për përfshirjen në mbledhje nisjen e procedurave për shkarkimin e inspektorit të KLD-së, Arjan Qafa, për nisjen e procedurave për emërimin e kryetarit të Gjykatës Durrës, si dhe për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit. Këtë kërkesë, Naço e ka bërë duke i konsideruar si çështje mjaft prioritare. Por, KLD i është përgjigjur negativisht kësaj kërkese, duke renditur njnë sërë arsyesh se pse tri kërkesat e Naços nuk mund të realizohen.
 
“Në protokollin e KLD nuk është paraqitur asnjë kërkesë me firmë të Ministrit, por kërkesa është paraqitur nga zëvendësministri në kundërshtim me ligjin”, thuhet në reagimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Më tej, ky Këshill sqaron se kërkesa e zv/ministrit nuk është paraqitur para afatit ligjor prej 48 orësh, por në më pak se 48 orë, në kundërshtim të hapur me ligjin. Së fundmi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka deklaruar se kërkesa është objektivisht e pamundur të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme, duke shtuar se deklaratat e ministrit janë thjesht show mediatik.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole