TIRANE- Në një kohë kur ministri i Drejtësisë Nasip Naço,i kërkoi KLD llogari nëpërmjet një letre të hapur lidhur me mosfillimin e procedimeve disiplinore për tre gjyqtarë, KLD ka vendosur t’i kthejë reston ministrit Naço, duke i kujtuar mosveprimin e tij për çështjen e emërimit të ndihmëgjyqtarëve në gjykatën Administrative. Me anën e një deklarate zyrtare, KLD thekson se mosveprimi i ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, ka sjellë mosfunksionimin normal të kësaj gjykate.
”KLD si autoriteti shtetëror ligjërisht përgjegjës për mbarëvajtjen dhe kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, konstaton me shqetësim faktin e ngarkesës së madhe të punës në gjykatat administrative në të gjithë vendin dhe në mënyrë të veçantë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit. Duke vlerësuar rëndësinë që ka funksionimi normal i gjykatave administrative, të cilat me shpejtësinë dhe korrektësinë në vendimmarrje japin një imazh pozitiv tek opinioni publik, KLD, bazuar në vlerësimin e situatës në të cilën ndodhen realisht këto gjykata në raport me përmbushjen e kompetencave dhe detyrave të tyre, si dhe duke mbajtur parasysh ngarkesën e lartë të çështjeve e cila po rrezikon seriozisht zbatimin e afateve, konstaton se mungesa e ndimësave ligjorë, cënon të drejtën e qytetarëve për gjykim brenda një afati të arsyeshëm”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Më tej nënvizohet fakti se për shkak të kësaj situate, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mënyrë të përsëritur, i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë, që në zbatim të kompetencave të tij ligjore të përcaktojë sa më shpejt numrin e ndihmësave ligjorë në këto trupa gjyqësore dhe të mundësojë fillimin e funksionimit të tyre.
“Mospengimi i funksionimit të ndihmësave ligjorë në gjykatat administrative, do të ndihmojë ndjeshëm trupat gjyqësore gjatë ushtrimit të veprimtarisë e tyre, do të shërbejë në balancimin e ngarkesës së punës në gjykata, në rritjen e efikasitetit dhe të përgjegjshmërisë në dhënien e drejtësisë. Në këtë mënyrë gjykatat administrative do të jenë në lartësinë e prishmërive të qytetarëve, në lartësinë e arsyeve për të cilat ligjvënësi i krijoi”, shprehet KLD.
Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com