TIRANE- Reforma në Drejtësi pritet që të sjell ndryshme të mëdha në Kushtetutë, kjo në varësi nëse palët politike do të gjejnë konsensusin. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi dje në një deklaratë për mediat se po punohet për të organizuar tryezën e radhës e cila do të mbahet në datën 31 tetor ku ndryshimet në kushtetutë do të jenë edhe një temë e nxehtë ndërmjet përfaqësuesve politik të cilët kanë konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.
/Shqiptarja.com











