KLD, Naço: Anëtarët axhendë
personale...kanë fjetur gjumë!
Sherri, ja debatet Çomo-Çefa-Gjoni

KLD, Naço: Anëtarët axhendë<br />personale...kanë fjetur gjumë!<br />Sherri, ja debatet Çomo-Çefa-Gjoni
TIRANE - Shkeljet flagrante në Këshillin e Lartë të Drejtësisë e bëjnë të domosdoshme reformën në këtë institucion, por edhe më gjerë...në të gjithë sistemin gjyqësor në vend. Këtë qëndrim shprehu ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në kohën kur përplasjet mes mazhorancës përballë opozitës dhe Presidentit janë të hapura sa i përket ligjit të ri të KLD që tashmë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.
 
Ministri Naco tha se KLD prej kohësh ka patur shumë shkelje, duke filluar me mos emërimin e kryetarëve të 21 gjykatave në rrethe. Për zotin Naço shumë anëtarë të KLD nuk kanë zbatuar ligjin por kanë ndjekur një axhendë tërësisht personale. Ai shkoi edhe më tej, kur tha se një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë patur axhendë personale dhe shkelje flagrante.
 
“Situata është problematike dhe këtë fakt e kanë evidentuar edhe partnerët ndërkombëtarë. KLD ka bërë shkelje me emërimet e 21 kryetarëve të Gjykatave. Ndërsa 16 magjistratë u emëruan në vend të largëta. Dhe në Tiranë u emëruan njerëz pa meritë.  Dy anëtarët në Këshillin e Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga kuvendi kanë fjetur gjumë. Për sa kohë nuk kanë zbatuar atë vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili përcaktonte se një kryetar gjykate mund të delegohet dhe të komandohet deri në 3 muaj ose kanë pasur axhendë tjetër personale gjatë ushtrimit së tyre si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.
 
Ndërsa sa i përket kandidaturës së ish-kryeprokurores Ina Rama për postin e nënkryetares të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Naço tha se ligji nuk krijon asnjë pengesë.
 
Mazhoranca tashmë ka ngritur një komision hetimor për të kërkuar shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Çefa (njëherësh nënkryetar i KLD) dhe Lulzim Lelçajt, pas shkeljeve të evidentuara nga dy zyrtarët.

Këto deklarata ministri Naço i bëri për gazetarët, pasi mori pjesë në prezantimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Koorporatës Financiare Ndërkombëtare mbi procesin e falimentit, ku u prezantua projekti 3-vjeçar i Bankës Botërore e IFC “Debt Resolution and Business Exit“.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil