KLD presion Kuvendit tek SHBA
e Bashkimi Evropian
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk pranoi dje që të ngrinte një komision brenda saj për të shqyrtuar kërkesën e parlamentit për shkarkimin e dy anëtarëve, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk pranoi dje që të ngrinte një komision brenda saj për të shqyrtuar kërkesën e parlamentit për shkarkimin e dy anëtarëve, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Pas një mbledhje e cila zgjati për më shumë se dy orë, KLD i ktheu një përgjigje parlamentit duke theksuar se informacioni do t’i dërgohet Komitetit të Helsinkit në SHBA dhe Parlamtit Europian.
Në bazë të komunikatës zyrtare të Këshilli të Lartë të Drejtësisë, theksohet se: “Më tej, Këshilli pas diskutimeve, vendosi me shumicën e votave që t’i dërgojë Kuvendit të Shqipërisë një informacion shpjegues lidhur me vendimmarrjet kolegjiale të KLD, të cituara në materialin e nënshkruar nga deputetët, pavarësisht faktit se kjo kërkesë i adresohet dy anëtarëve të KLD të zgjedhur nga Kuvendi. Gjatë diskutimeve, disa anëtarë të KLD propozuan që ky iformacion t’i dërgohet edhe Komisionit të Helsinkit në Kongresin Amerikan si edhe Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian”
MbledhjaMbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u bë nën drejtimin e presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Duke qenë se kërkesa e 39 deputetëve të mazhorancës kishte të bënte për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, mbledhja u zhvillua nën drejtimin e presidentit Nishani pasi Cefa ishte në konflikt interese dhe nuk mund ta shqyrton çështjen. Dy ditë me parë, një grup prej 39 deputetësh dorëzuan pranë Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.
Sipas kërkesës në fjalë, deputetët e majtë kanë evidentuar 10 shkelje të bëra nga Cefa dhe Lelçaj. Në mesin e shkeljeve të konstatuara, në materialin 12 faqësh, deputetët e mazhorancës, theksojnë faktin se gjyqësori sot gjendet i vlerësuar gjerësisht si i korruptuar. Po ashtu nënvizohet edhe shkelja në rastin e lejimit të konfliktit të interesit, në rastin e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni si anëtar i Këshillit drejtues të Magjistraturës, për të vijuar më pas me mos emërimin e gjyqtarëve brenda afateve.
Pas rrëzimit të kërkesës, Komisioni i Ligjeve do të vendos për ngritjen e një komisioni hetimor i cili do të hartojë raportin për shkeljet që mazhornaca ka konstatuar për dy anëtarët e KLD dhe më pas pritet që të dërgoi për votim në seancë plenare shkarkimin e tyre.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 2024
Lajme të tjera
-
Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt, sot seanca në Apelin e GJKKO-së për ankimin e familjarëve
20 Mars, 11:34
-
Prapaskenat e largimit të Mirel Josës nga Vllaznia, trajneri tiranas nuk pranoi shkarkimin
20 Mars, 11:33
-
Vetë menaxhim a Asociacion, çdo të thotë për Kosovën?
20 Mars, 11:18
-
Borrell: Vendimi i Hagës për Putinin është një pikë kthese
20 Mars, 11:16
-
Kandidatët për kryebashkiakë, Balla: Qerim Ismailaj konfirmohet në Mallakatër! Subashi i Fierit, një prej më të mirëve në vend
20 Mars, 11:16
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari
20 Mars, 11:14
-
Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit për dialogun Kosovë-Serbi
20 Mars, 11:13
-
‘Vendoret’, Balla: PS ka punë shumë të madhe se nxjerr kryebashkiak jo thjesht kandidat! Ja kur do i ketë selia rozë gati garuesit për zgjedhje
20 Mars, 11:10
-
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Partia Socialiste: Nuk marrim në mbrojtje askënd, përgjegjësia personale
20 Mars, 11:07
-
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
20 Mars, 10:57
-
Çerdhe prostitucioni në qendër masazhi pranë shkollës 'Petro Nini' në Tiranë, 4 të reja në pranga! Njëra prej tyre administratore
20 Mars, 10:51
-
Samiti në Moskë, mediat: Xi Jinping do të telefonojë Zelensky pasi të flasë me Putinin
20 Mars, 10:47