Këshilli i Ministrave, komuna, bashki, universitete, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme apo dhe Shërbimi Informativ Shtetëror janë gjobitur ose janë urdhëruar nga Komsioneri për të Drejtën e Informimit, për të dhënë informacionin e kërkuar nga qytetarët. Në të gjitha rastet institucionet publike kanë refuzuar ose kanë kaluar afatin kohor për kthimin e përgjigjes ndaj kërkesave që janë bërë. Ja 7 pyetjet që shpjegojnë mënyrën si merret informacioni nga autoritetet publike.
Kush mund të kërkojë informacion nga institucionet publike?
Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet. Mund të kërkohet informacion për buxhetin, për vendimi që ministritë kanë marrë, për udhëzime etj. “Të gjithë individët kanë të drejtë të njihen me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit”, -përcakton ligji për “Të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Çfarë përmban kërkesa që u drejtohet institucioneve dhe si dorëzohet?
Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë: emrin dhe mbiemrin e kërkuesit, adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni, përshkrimin e informacionit që kërkohet, formatin në të cilin preferohet informacioni dhe çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
A mund të japin të gjitha insititucionet, informacion?
Çdo institucion publik është i detyruar për të dhënë informacion. “Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar. Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit. Autoriteti publik bën të mundur që informacioni, i cili i është dhënë të paktën një herë një kërkuesi, të bëhet i disponueshëm në mënyrën më praktike të mundshme për të gjithë personat e tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen”, - përcakton ligji për të drejtën e informimit.
Për sa ditë institucionet janë të detyruara tu kthejnë përgjigje qytetarëve?
Çdo autoritet publik i kthen përgjigje qytetarëve për informacionin e kërkuar jo më vonë se 10 ditë nga dita e dorëzimit të kërkesës. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë. Në rast se tejkalohet afati i lejuar në ligj për t’ju përgjigjur kërkesës ose refuzohet të jepet informacioni i kërkuar atëhër Komisioni për të Drejtën e Infromimit dhe Mbrotjen e të Dhënave Personale merr masa urdhëruese për dhënie informacioni ose vendos gjoba për institucionet.
Sa gjobiten autoritete publike që nuk japin informacionin e kërkuar?
Refuzimi i dhënies së informacionit, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë gjobë. Mosvënia në zbatim e programit institucional të transparencës, brenda afatit të parashikuar dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë. Mosrishikimi i programit institucional të transparencës, brenda afatit të parashikuar, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë. Mosndjekja e procedurave për rishikimin e programit institucional të transparencës, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë. Moskrijimi, mosmbajtja, mospublikimi apo mospërditësimi i Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit të parashikuar, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë.
A dënohen drejtuesit e institucioneve që nuk japin informacion?
Përveç gjobës qeveria ka përcaktuar se drejtuesi i autoritetit publik që i kërkohet informacioni, mban përgjegjeësi për kërkesat që nuk u është kthyer përgjigje dhe merren masa për dënimin me gjobë, deri në kërkesë për pezullim nga puna.
Cilat informacioni mund të merret pa paraqitur një kërkesë?
Përveç kërkesave një informacion i detajuar mund të merret dhe nëpërmjet faqeve të internetit të çdo institucioni. Në këtë mënyrë autoritetet publike janë të detyruara të hedhin në faqen e internetit një përshkrim të strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. “Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes dhe të çdo dokumenti politikash. Në internet duhet të hidhen edhe informacionet për procedurat që duhet ndjekur për informim, të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës etj., të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara dhe informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit”, - thuhet në ligjin për informimin publik.
Shkrimi u publikua sot (17.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
Redaksia Online
(k.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com