Në natën finale të Eurovision, Shqipëria do të përfaqësohet nga hiti ‘Nan’, kënduar nga Alis. Në garë për vendin e parë janë 25 shtete ndërsa nata e madhe do të hapet nga Danimarka.

Alis do të ngjitet në skenë i pesti e ndërsa i fundit do të performojë Austria, vendi mikpritës i këtij kompeticioni për këtë vit.

Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale duke e bërë këngën ‘Nan’ më të klikuarën.

Renditja e shteteve në natën finale:

  1. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
  2. Gjermani: Sarah Engels – Fire
  3. Izrael: Noam Bettan – Michelle
  4. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
  5. Shqipëri: Alis – Nân
  6. Greqi: Akylas – Ferto
  7. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
  8. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
  9. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
  10. Maltë: AIDAN – Bella
  11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
  12. Bullgari: DARA – Bangaranga
  13. Kroaci: LELEK – Andromeda
  14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
  15. Francë: Monroe – Regarde!
  16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
  17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
  18. Poloni: ALICJA – Pray
  19. Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
  20. Suedi: FELICIA – My System
  21. Qipro: Antigoni – JALLA
  22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
  23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
  24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
  25. Austri: COSMÓ – Tanzschein

Në Finalen e Eurovision 2026 votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.