TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një letre dërguar Ministrit të Drejtësisë kërkon të plotësohen sa më shpejt Gjykatat Administrative me ndihmësit ligjorë.

Në letrën dërguar ministrit Naço, KLD ngre shqetësimin se mungesa e ndimësave ligjorë, cënon të drejtën e qytetarëve për gjykim brenda një afati të arsyeshëm pranë gjykatave administrative.

Më tej sqaron KLD, se mospengimi i funksionimit të ndihmësave ligjorë në gjykatat administrative, do të ndihmojë ndjeshëm trupat gjyqësore gjatë ushtrimit të veprimtarisë e tyre, do të shërbejë në balancimin e ngarkesës së punës në gjykata.

Ky shqetësim i ngritur nga këshilli i lartë i drejtësisë adresuar Ministrit Naço, vjen në një kohë ku nuk kanë munguar replikat e ndërsjellta midis Naços dhe KLD.

Pak ditë më parë ishte ministri drejtësisë i cili kërkoi nga nën kryetari KLD-s, shpjegimi se përse tre procedime për gjyqtarë nuk kalonin në rend dite por gjyqtarët e listuar për procedim ishin ngritur në karrierë në shkelje të ligjit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)