TIRANË – Vazhdon përplasja e ashpër mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.

Përmes një njoftimi për shtyp Këshilli i Lartë i Drejtësisë reagoi sot ashpër duke i konsideruar si jo serioze deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço lidhur më procedimin disiplinor për shtatë gjyqtarë.
 
“Asnjë nga procedimet e cituara nuk ka arritur zyrtarisht në protokollin e KLD deri ditën e djeshme kur, vetëm një nga kërkesat e deklaruara nga Ministri i Drejtësisë për procedim disiplinor është regjistruar”- sqarohet në njoftimin e shtypit të këtij institucioni të drejtuar nga Presidenti Bujar Nishani.

Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë thuhet se ka mbërritur vetëm një kërkesa për procedimin disiplinor vetëm për një gjyqtar ndërkohë që asnjë nga kërkesat për procedim për 6 gjyqtarët e tjerë ende nuk është dorëzuar në protokollin e këtij institucioni.
 
“KLD e konsideron aspak serioze që ai të vihet në dijeni për fatin e kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve nëpërmjet mediave dhe jo në rrugë institucionale, sikundër ligji parashikon!”, thuhet në njoftimin e KLD-së të bërë publikë në faqen zyrtare në internet të këtij institucioni.
 
REAGON MINISTRIA: THAME QE KEMI NISUR PROCEDIM POR JO DOREZUAR DOSJE.

 Burime nga Ministria e Drejtësisa kanë njoftuar edhe media është informuarse ministri ka vendosur të nisë procedimin disiplinor për 6 gjyqtarët por jo se ka dërguar dosje në  KLD. Ministri ka kohën e tij për të përgatitur dosjet për këta gjyqtarë.

GJYQTARET PER TE CILET NISI PROCEDIMI DISIPLINOR
Më 19 nëntor ministria e Drejtësisë informoi se në bazë të të ligjit 9877,dt 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë vendosi nisjen e procedimit disiplinor për 7 gjyqtarë. Ministri i Drejtësisë bëri të ditur se emrat e tyre do t'ia propozonte Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili është edhe institucioni që do të marrë vendimin përfundimtar.Gjyqtarët ndaj të cilëve është kërkuar që të nis procedimi disiplinor janë Ibrahim Hoxha, Gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, Andi Ymeri dhe Albano Çepele nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër. Bujar Musta dhe Ilir Pashaj gjyqtarë të gjykatës së shkallës së parë në Elbasan, Markelian Kuqo, gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë në Korçë dhe Ëngjëllushe Tahiri nga Gjykata e shkallës së parë në Krujë.

ME 2 DHJETOR NAÇO: KLD MBLEDHJET E KLD-SË, PAZARE GJYQTARËSH
Më 2 dhjetor i I thirrur në një seancë dëgjimore para Komisionit të Integrimit në parlament, Naço parashtroi para deputetëve të Kuvendit problemet që ka drejtësia shqiptare, që nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, deri tek Gjykata e Lartë ku sipas tij, këto institucione janë bërë vatra e korrupsionit në vend.

Sipas tij, Këshilli i Lartë i Drejtësisë është kthyer në një institucion qokash, ku gjyqtarët votojnë njëri-tjetrin vetëm për ti kthyer borxhet. “Ajo që mund të them është se KLD nga 21 gjykata rrethesh dhe 7 gjykata apelesh ka emëruar vetëm 7 kryetarë gjykatash, pjesa tjetër ka vijuar me ditë të tëra me muaj të tërë që të vazhdojë punën të komanduar dhe të deleguar. Kjo flet qartë pasi KLD duhet reformuar pasi këta kryetarë gjykatash janë mbajtur nën presionin e atyre që kanë qenë për të plotësuar dëshirat dhe interesat e tyre për ta lënë sistemin e drejtësisë në këtë gjendje që na vjen turp të gjithëve. Unë nuk ndërhyj në KLD, matem mirë kur them dy fjalë për KLD-në. Mund të them për mbedhjen e fundit ku për 4 vende vakante për Gjykatën e Apelit në Durrës, 4 kandidat morën nga 11 vota ndërsa atë tjerët nga asnjë. Kjo flet qartë se mbledhja ishte bërë diku tjetër. Fakti që 4 gjyqtarë kanë marrë nga 11 vota, flet vetë se mbledhja ishte bërë diku tjetër”.

Redaksia online
(sg/ac/shqiptarja.com)