Klejvis Saliaj: Muzikës “ i vjedh” kohën, për hir të televizionit

Klejvis Saliaj: Muzikës “ i vjedh” kohën, për hir të televizionit
Profesioni dhe pasioni janë dy nga pikat e tij më të forta. Prezantimi i emisionit rinor “Next” po e ndihmon të afirmohet në fushën e moderimit, por duke mos lënë pas dore edhe këngën, që duket se është një nga pasionet e tij më të mëdha. Në një intervistë për suplementin “THASH&THEM”, prezantuesi Klejvis Saliaj, rrëfen angazhimin e tij kryesor siç është “Next” dhe risitë që ky emision do të sjellë për publikun si dhe projektet e reja muzikore. Duke e cilësuar muzikën si një pasionet më të mëdha, Saliaj pohon se së shpejti do të vij me një këngë të re, të cilën ja ka besuar kompozitorit Alban Kondi. “Do të sjellë një tjetër produkt muzikor, jam duke menduar detajet dhe menjëherë do të filloj nga puna”, thotë Klejvis duke shtuar se, “këtë herë dhe ndoshta për një kohë të gjatë do të bashkëpunojë me kompozitorin Alban Kondi”. Ai na tregon edhe emocionet që ka përjetuar në skenën e “Këngës Magjike”, ku u prezantua me baladën “Kur Perendoje”. Ndonëse shpreh rezerva për mënyrën e funksionimit, këngëtari Klejvis Saliaj shprehet se këtë vit, do të provojë gjithashtu edhe emocionet e skenës Festivalit të RTSH-së, për të treguar se di të këndojë edhe live.

Klejvis prej 2 sezonesh, jeni pjesë e një emisioni rinor si “Next”, si ndiheni?

Çdo ditë e më shumë ndihem ndryshe, pasi puna në televizion nuk përfundon kurrë me risitë e saj. Unë ndihem komod, ndihem mirë, ndihem i vlerësuar dhe ndjej se prej dy vitesh, tashmë pjesë e ekranit të Vizion plus full time, jam rritur shumë profesionalisht. Kjo gjë mua më vlen shumë për ecurinë e karrierës sime. “Do të sjellë një tjetër produkt muzikor, jam duke menduar detajet dhe menjëherë do të filloj nga puna.


Këtë javë që lamë pas pamë disa ndryshime në konceptimin e “Next”, ç’mund të na thoni më shumë?

Next duke filluar nga e hëna që lam pas, do të ketë një mënyre të re konceptimi. Ne i jemi përkushtuar edhe më shumë publikut, duke qëne se emisioni ynë bazën e informacionit e ka nga publiku. Nuk do të kemi më gërshetim të preferencave të publikut me materialet e seleksionuara nga ne, por do të jetë preferenca totalisht të lira nga publiku, në lidhje me personazhet e tyre të preferuar, sportistët, aktorët, këngët, lajmet teknologjike që ata duan dhe gjithçka tjetër. Gjithashtu Ela, gazetarja jonë simpatike, do të sjellë një rubrike shumë intresante, ku për herë të pare do të ballafaqojë thashethemet që thuhen lartë e poshtë nëpër gazeta për personazhet. Ballafaqimi do të jetë mes personazheve dhe burimit që i ka nxjerrë.

Është angazhimi juaj kryesor për momentin?

Po është angazhimi im kryesor, të cilit i dedikoj pjesën më të madhe të kohës për momentin.

Si janë marrëdhëniet tuaja me dy kolegët e tjerë, Orindën dhe Fabin. Sa komod ndiheni përkrahë tyre?

Përpara se ti quaj kolegë janë miqtë e mi të vjetër. Kjo gjë bën, që marrëdhënia jonë profesionale të jetë e plotë dhe e rehatshme. Në një terren miqsh je gjithmonë rehat. Jemi krahë për njëri tjetrin.

Është prezantimi një nga prioritetet tuaja në të ardhmen?

Sigurisht që është. Unë prej prezantimit nuk do të shkëputem kurrë, ose më saktë nga ekrani.

A keni një prezantues të preferuar?

Unë e kam thënë dhe do ta them, që jam një fanatik shqiptar i ''Made in Albania''. Qoftë në muzikë apo në prezantim të preferuarit e mi janë shqiptar. Adi Krasta është i preferuari im, përderisa është i vetmi.

Përveçse gazetar ju kemi parë edhe si këngëtar, çfarë vendi zë kënga tek ju?

Nëse prezantimit dhe punës në televizion duhet ti kushtojë kohë, muzika ka gjithë kohën time. Kjo do të thotë që ja marr muzikës kohën që më duhet të shpenzojë për televizionin. Sigurisht që gazetaria është profesioni im, sepse për të kam studiuar, por muzika është dëshira dhe dashuria ime e parë.


Keni ndonjë projekt të afërt muzikor?

Në muzikë tashmë unë do të jem me kohë të plotë. Nëse më parë u shkëputa prej 2 vitësh, tashmë nuk do të ndodhë më. Do të vazhdoj të punoj në muzikë. Do të sjellë një tjetër produkt muzikor, jam duke menduar detajet dhe menjëherë do të filloj nga puna. Mendoj që do të realizohet në një klip, nëse bindem sëbashku me bashkëpuntorët e mi. Nëse puna do të zgjasë, siç unë punoj zakonisht në muzikë, atëherë do të jetë pjesë e ndonjë kompeticioni muzike.

Me kë do të bashkëpunoni këtë herë?

Këtë herë dhe ndoshta për një kohë të gjatë do të bashkëpunojë me kompozitorin Alban Kondi. Kam besim në punët e tij, sepse është shumë i talentuar dhe mbi të gjitha është artist. Kam zgjedhur Albanin për faktin se nuk është pjesë e një tregu të çfarëdoshëm dhe kompozitor i çdo njeriu që pretendon se është këngëtar. Ai është bashkëpuntor disa prej emrave më të mirë të muzikës dhe si për pasojë ka mare firmën e suksesit. Nuk dua të jap nga vetja ime famë, por dua të bashkëpunojë me njerëz që nuk jetojnë dhe punojnë me parimin e të qënit të famshëm, pa u përpjekur më parë. Albani është goxha serioz dhe muzika e tij mendoj se më përshtatet.

Kush merret me tekstet e këngëve tuaja?

Po ja kam besuar një djali të ri, Klejvis Saliaj e ka emrin. Vetëm kënga ime e parë ''Të humbur'' është një produksion i plotë më muzikë dhe tekst të Flori Mumajesit.

Ju kemi parë të merrni pjesë shpesh në këngën Magjike, pse pikërisht në këtë festival?

Ndoshta sepse është komode periudha përpara se të zhvillohet festivali. Në sensin që është vera përpara dhe ke gjith kohën e mundshme për të punuar. Por njëkohësisht më pëlqen ''Kënga magjikë'' si produksion shumë profesional dhe me një nivel produksionesh, të cilat nuk zhgënjejnë. E ndjej shumë familjare atmosferën e konkurimit në ''Kënga magjikë''.

Çfarë emocionesh ju sjellë skena e “Këngës Magjike”?

Emocione të jashtëzakonshme që kisha kohë që nuk i përjetoja. Jam ndjerë shumë i lumtur në intensitetin e përgatitjes, së provave. Jam argëtuar dhe kënaqur pa fund. ''Kënga magjike'' më ka rikthyer dëshirën përfundimtare për mos tu shkëputur kurrë nga muzika.

Do të merrni pjesë në Top Fest?

Jo nuk do të marrë pjesë këtë vit në Top Fest. Mendoj që daljet e mia duhet të jenë të mirëmenduara. Produktet e mia muzikore duhet të jenë të mirëmenduara gjithashtu dhe të plota. Ndoshta do të jem vitin e ardhshëm pjesë e tij.


Po në festivalin e fund vitit në RTSH?

Ndoshta do të jem këtë vit. Kam dëshirë të përballem me një skenë live. Më tundon shumë ideja e Festivalit të RTSH, megjithëse kam rezerva për mënyrën e funksionimit. Por do të jem ose në ''Këngë magjike'' ose në Festivalin e RTSH ose në ''Top Fest''. Ndoshta mund të zjedh dhe dy, por vetëm kaq.

Nëse në jetë do tu duhej të bënit një zgjedhje mes këngës dhe gazetarisë, cilën prej tyre do të zgjidhnit?

Këtë e kam të vështirë ta bëj. Por mendoj se do të zgjidhja gazetarinë, sepse mund ta ushtroj më gjatë. Me plakjen dhe zëri prishet dhe mendoj se duke u ndikuar nga fiziku, gazetarinë do e kisha më të lehtë ta vazhdoja. Nëse do të zjidhja emocionalisht, e kam të pamundur.

Me cilin nga këngëtarët shqiptar do të dëshironit të bashkëpunonit?

Për momentin me asnjë. Nëse do të bashkëpunoj me ndonjë këngëtare apo këngëtar, do të jetë rastësi dhe dëshirë pa shkak e ndonjë prej kolegëve të mi. Nuk jam i fiksuar pas bashkëpunimeve. Jam ende i ri si solist.


Kush ju ka mbështetur më tepër në muzikë?

Miqtë e mi të vertëtë, familja ime dhe zoti.

Sa e keni ndierë konkurrencën ne muzikën?

Kam dashur gjithmonë të jem sa më profesional në këtë rrugë. Dukë qënë se profesionalizmi mungon në shumicën e paçavureve muzikore në Shqipëri, nuk e ndjej. Jam munduar të sjell risi, të bëj dicka të veçantë dhe që mbahet mend. Këtë mendoj se e kam arriturm, në bazë të kritikave dhe komenteve që kam marë.

A keni miq artistë?

Kam miq dhe kjo ka rëndësi. Për mua nuk ka rëndësi nëse janë artistë ose jo. Megjithatë më duhet ta pohoj që kam shumë miq të cilët i përkasin botës së artit. Janë profesionistë të vërtetë dhe disa nga emrat më dinjitoz, të artit të vërtetë në Shqipëri. Miq rastësor në art nuk kam dashur të kem dhe nuk do dua të kem asnjëherë.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu