Kleoniki Delijorgji kurorëzohet
më e bukura në “Miss Globe”
Konkursi i bukurisë “Miss Globe” ka përfunduar duke shpallur si më të bukurën e tij 16-vjeçaren shqiptare Kleoniki Delijorgji. “Miss Shqipëria” në fuqi, Delijorgji ka marrë nga 17 anëtarë të jurisë, 10 vota pro për të fituar titullin e më të bukurës së Globit.
Konkursi i bukurisë “Miss Globe” ka përfunduar duke shpallur si më të bukurën e tij 16-vjeçaren shqiptare Kleoniki Delijorgji. “Miss Shqipëria” në fuqi, Delijorgji ka marrë nga 17 anëtarë të jurisë, 10 vota pro për të fituar titullin e më të bukurës së Globit.
Shoqëruesja e parë e saj është shpallur Miss Kina, 17 vjeçarja Jinzi Huang dhe shoqëruesja e dytë, Miss Rusia, 21 vjeçarja Inessa Yurinskaya. Në këtë kompeticion garonin 43 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës duke i përfaqësuar denjësisht ato.
Spektakli u zhvillua në Pallatin e Sportit në Vlorë dhe erdhi nën prezantimin e bukuroshes Hygerta Sako dhe Kryekomisarit Krenar Ahmetit, të cilët kanë dhuruar një atmosferë mjaft të këndshme nëpërmjet batutave të tyre.
Edicioni i 39-të i “Miss Globe” erdhi nën kujdesin e veçantë të producentit Petri Bozo. Ndërkohë për të dhuruar sa më shumë emocione në këtë event ishin ftuar emra të njohur të muzikës si Aurela Gaçe, katër prej talenteve të “The Voice of Albania 1” si Elis Nova, Gjergj Kaçinari dhe motrat Kumria,këngëtarja Rona Nishliu etj.
Sfilatat e bukurosheve kanë qenë me veshje mbrëmje, me bikini dhe me kostumet popullore të vendeve që përfaqësonin. Gjithashtu në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë është kënduar kënga “Dua më shumë Shqipërinë” nga Rona Nishliu dhe Ardian Lika.
Gjithashtu pati shumë performanca elegante të kururara nga Olta Ahmetaj, ritmi muzikor i përzgjedhur nga Fabian Basha, dhe shumë elementë që kujtonin festimet e këtij viti jubile për shqiptarët kanë përmbyllur këtë edicion.
Jo rastësisht turi i vajzave, këtë vit, u mendua nga organizatorët ta kapërcente kufirin shtetëror të Shqipërisë. Miss-et u nisën nga Tirana dhe më pas përshkuan qytetet historike dhe turistike shqiptare, duke u ndalur në Ulqin.
Bukuroshet iu drejtuan Kosovës për të ndalur në Prizren ku janë njohur me historinë e këtij qyteti, kanë vizituar muzeun dhe shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, datë e rëndësishme në historinë tonë. Harta e udhëtimit ka vijuar në Mitrovicë, është vizituar kulla e Isa Boletinit, një figurë e njohur në përpjekjet për shpalljen e Pavarësisë, është vizituar qyteti dhe më pas turi është përmbyllur në Strugë.
Kleoniki Delijorgji ka hyrë në historinë e këtij kompeticioni si vajza e dytë shqiptare që fiton titullin ndërkombëtar të bukurisë, duke e kthyer këtë titull në më të veçantë për shkak të 100-vjetorit të Pavarësisë.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.6%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kujdes me veprimet tuaja si në dashuri ashtu edhe në punë...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
29 Mars, 08:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030! Pasdite në Kretë takon shqiptarët
29 Mars, 07:52
-
‘Skuqu kur i përmend emrin’, Manja replika me Gjekmarkaj: O profesor ke At shpirtëror, Zef Pëllumbin apo Sali Komunistin
29 Mars, 07:50
-
Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë
29 Mars, 07:36
-
Sot ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Presidenti Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 13 Kisha Ortodokse të Botës
29 Mars, 07:17
-
Aksident i frikshëm në Lushnjë/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në parcelë, 3 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë
29 Mars, 07:07
-
Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen
29 Mars, 00:04
-
'Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelm për Saliun', qytetari-Ramës: Po ta bëja, do isha si Talo Çela që e kam komshi
29 Mars, 00:01
-
VIDEO/ Tërmeti në Tajlandë, gruaja lind foshnjën në rrugë
28 Mars, 22:46
-
'I kërkuam bashkëpunim më të madh!' Lapaj, Soko dhe Shabani takohen me kryeministrin Albin Kurti: E uruam për fitoren e zgjedhjeve
28 Mars, 22:32
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
28 Mars, 22:27
-
VIDEO/ 'O Braçe ku je', Rama batuta nga Njësia 5! Deputeti i 'ankohet': Shiko ndonjëherë Instagramin tim, s'bëhet qameti, ty të shohim që në mëngjes
28 Mars, 22:20