Klesta Qehaja do të përfaqësojë
Shqipërinë në Junior Eurovision 2016

Klesta Qehaja do të përfaqësojë<br />Shqipërinë në Junior Eurovision 2016
Këngëtarja Klesta Qehaja me këngën “Besoj” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2016, u zgjodh si fituese e çmimit të parë të edicionit të 52-të të Festivalit Kombëtar të Këngës për Fëmijë unanimisht nga një juri që për herë të parë kapërceu kufijtë e muzikës shqiptare.
 
Përveç emrave të njohur të artit tonë, në juri u përfshinë edhe dy personalitete të festivalit evropian të këngës për fëmijë; producenti dhe organizatori i Junor Eurovision, Gordon Bonello si dhe një nga anëtarët e jurisë evropiane, Olga Salamakha Koordinatore Projekti në EBU & Kryetare e Delegacionit Bjellorus në Junior Eurovision 2016.
 
Juria e Festivalit që organizohet nga Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë përzgjodhi njëzëri si fituese të çmimit të parë, këngën “Besoj” të kompozuar nga Adrian Hila, me tekst të Pandi Lacos, më 1 Qershor 2016 në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Televizioni Publik Shqiptar.

Klesta Qehaja

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin