KLGJ e KLP, maxhoranca e
opozita përplasen në Kushtetuese

KLGJ e KLP, maxhoranca e<br />opozita përplasen në Kushtetuese
TIRANE-Maxhoranca dhe opozita janë përplasur këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese këtë herë për një ligj të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi sic është ai i organeve të drejtësisë.

Sipas përfaqësues së mazhorancës, Vasilika Hysi, opozita po tenton me këtë padi të bllok reformën në drejtësi.

“Të nderuar gjyqtarë, gjykata është vënë në lëvizje në kohë të ndryshme megjithëse ligjet janë miratuar në të njëjtën periudhë, thjesht përtë bllokuar procesin. Ky proces për herë të parë po mbikëqyret nga ONM. Ky proces nuk ka fare konsensus politk”, tha Hysi.
 
Ndërsa PD e përfaqësuar nga jurisitët Ivia Kaso, Gazmend Bardhi dhe deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se qeveria shkeli marrëveshjen konsensuale dhe frymën e miratimit të kushtetutës me konsensus.

“Ne votuam duke pasur garancinë që elementët thelbësorë sipas marrëveshjes politike u përfshinë dhe sipas asaj që thotë Komisioni i Venecias, në mënyrë të veçantë paragrafi i 88 i opioninit final, u përfshinë në Kushtetutë”, tha Bylkbashi
 
Nuk mungoi dhe replika mes palëve dhe ndërhyrja e gjyqtarit Vladimir Kristo, i cili futjen në Këshillin e Prokurorisë dhe të Gjyqësorit të përfaqësuesve nga Avokatia e cilësoi si një konflikt interesi.

“Tani avoktatët na kthehen edhe na dënojnë disiplinarisht gjyqtarët dhe prokurorët, kur normalisht ndodh e kundërta gjatë proceseve gjyqësore kur avokatët nuk janë korrekt”, tha Kristo.

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim një tjetër ligj të rëndësishëm të reformës në drejtësi siç ishte ai për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke pranuar pjesërish padinë e shoqatave përfaqësuese dhe duke shfuqizuar mbi 30 nene.

Në ndryshim nga paditë e tjerë në lidhje me ligjin për organet e reja të drejtësisë as partia demokratike si paditëse as shoqatat e gjyqtarëve nuk kërkuan pezullimin e tij deri në një vendim të gjykatës, vendim i cili pritet që brenda pak ditëve të shpallet në faqen zyrtare të Kushtetueses.

Ndërkohë Avokati i Popullit ka mbledhur komisionin ad hoc për shqyrtimin e kandidaturave për KLGJ e KLP që vijnë nga radhët e Avokatisë.

Po edhe Kuvendi ka rihapur garën dhe do të rihedhë shortin për anëtarët e këtyre institucioneve që vijnë nga radhët e profesoriatit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës