KLGJ shtyn vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Flet babai: Fajin e kanë e eprorët, la në burg djalin e deputetit

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) edhe pas tre seancave nuk ka mundur të japë një vendim nëse do e shkarkojë gjyqtaren Enkelejda Hoxha të arrestuar për korrupsion nga SPAK.

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani i qëndroi kërkesës së tij për shkarkimin e Hoxhës, ndërsa u vu përballë mbrojtjes e cila e kundërshtoi këtë argument. Sipas Metanit, janë 5 raste kur gjyqtarja ka vepruar në kundërshtim me ligjin për t'i dhënë lirinë personave në mënyrë të padrejtë.

Ndërsa avokati Ardian Visha tha se qëndrimi ILD-së është i pabazuar. Sipas tij janë vetëm dy raste, lirimi i Ilir Pajës ku s’ka ardhur prej vendimeve të gjyqtares Enkelejda Hoxha, por shumë vendimeve të mëparshme. Gjithashtu dhe rasti i Genci Tafilit, të cilin avokati e sqaroi se ka patur vetëm një lapsus matematikor dhe jo shkelje ligji.

Vendimi për Hoxhën në KLGJ do të jepet më 4 Mars 2021, ndërsa më datë 2 Mars ajo do të njihet me vendimin e Apelit të GJKKO nëse do qëndrojë në qeli apo do ta lirojë nga prangat. Ajo vetë nuk ishte e pranishme, ku kishte lëshuar një deklaratë me shkrim. 

"Seancën gjyqësore do përfaqësohem nga avokati, por theksoj se seanca dëgjimore duhet të shtyhet për shkak të gjendjes e pozitës ku ndodhem, por nuk dëshiroj të shoqërohem nesër", kështu thuhet në deklaratën që e ka bërë me shkrim dore nga gjyqtarja. 

Të pranishëm tek Poli i Drejtësisë ishin babai dhe vajza e gjyqtares, ku i moshuari hodhi akuza të rënda duke pretenduar se kriminelët i lirojnë burgjet dhe jo vajza e saj.

Debatet në seancë
Artur Metani: Është situatë delikate. Si Artur Metani e mirëkuptoj e nuk do doja kurrë të kishte një situatë të tillë, si kjo që po kalon magjistratja.  Do i bëja thirrje të rishikonte këtë qëndrim sepse edhe sjellja dinjitoze është e rëndësishme në këtë proces. Por si Inspektori i Lartë i drejtësisë më duhet të jem dhe jam i ftohtë ia kemi dhënë çdo mundësi magjistrates. Kam mirëkuptuar shtyrjet sepse e mirëkuptoj se një procedim disiplinor shkakton tronditje. Por procesi duhet të vijojë. Unë isha kundër shtyrjes edhe herën e kaluar. Nuk jam dakord që të shtyhet, nuk e shoh si arsye të ligjshme, të paktën me aq sa dëgjova në këshill nga deklarata e saj. E para sepse magjistratja është njoftuar dhe vetë avokati gjithashtu është njohur. Mbase këshilli duhet ta kontaktojë që të kuptojë se pse nuk është ende këtu.

Qoku : Konfirmohet nga stafi që nuk u bë i mundur komunikimi me avokatin pra jemi para fatit të mosprezencës së përfaqësuesit të magjistrates

Peraj: Nnë këtë situatë propozoj që 116 pika 2 seanca të shtyhet për shkak të mosprezencës...pa shkaqe të përligjura...përfaqësuesi i zgjedhur të paralajmërohet në rast përsëritje për dënim me gjobë sipas ligjit deri në 100 mijë lek...propozoj të mundësohet lidhja online me magjsitarten

Metani: Jam dakord me shtyrjen sic u propozua nga anëtarja e Këshillit, por të shtyhet një ose maksimumi 2 ditë…

Hallunaj: Po tentohet zvarritja...e njëjta gjë edhe e mbrojtësit që seancën e kaluar u paraqit me vonesë...Në kushtet kur magjistratja nuk është paraqitur, nuk dëshiron të paraqitet jam dakord të mundësohet një lidhje online nga vendi ku ajo ndodhet....Pra duhet të gjejmë mekanizmin që ta zhbllokojmë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Flet babai i Enkelejda Hoxhës: Fajin e kanë eprorët, ka lënë në burg djalin e deputetit! Shoqja e saj që e liroi është në Gjykatën e Lartë (VIDEO)

Babai i gjyqtares së arrestuar Enkeljeda Hoxhës, tha se çdo gjë është politike dhe se ajo është e pafajshme, duke shtuar se si ka mundësi që vetë kryeministri të betohet që do ta 'lërë në klasë ose do të bëhet nami'.

'Dëgjohet një strukturim se qenka vajza ime. Strukturimi janë tek eprorët e saj. Edison Arizi vrau dy persona. Këto struktura i ka bërë vajza ime. Është nga më punëtorët më e përkushtuara. Ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë në mëngjes kur zgjohen. Është presion direkt nga politika. Si ka mundësi që një kryeministër të betohet ose do të lë në klasë ose do të bëhet nami. Ajo e la në burg djalin e deputetit se i takonte. Gjyqtarja që e la në burg, si mund të thuash do ti gadasim këto punë. Shoqja e saj e liroi dhe ajo tani është në gjykatën e Lartë. Tjetra është anëtare e komisionit qendror të zgjedhjeve. Hyjni problemit të burgjeve me qelizëm dhe do të shikoni se çfarë bëhet atje. Si ka mundësi kur ky vendim nuk është i saktë të luash me rastin. Hyni me themel një tre mujorsh.Unë erdha të mësoj që të jepet një vendim i arsyeshëm. Të jepet një dënim i arsyeshëm. Nuk mund të shpëtojnë nga ndikimi politik.'- tha babai i gjyqtares.

Ora 13:03
KLGJ shtyn vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

1613034964_enkeledahoxha.jpg

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Seanca është shtyrë për në datën 4 mars.

Ora 11:53
Metani: Gjyqtarja Enkelejda Hoxha të paktën 5 vendime në shkelje të ligjit me dashje, por për shkak të paaftësisë

Kreu i ILD-së, Artur Meta është shprehur se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka liruar "me dashje", jo për shkak të paaftësisë së saj duke sjellë në vëmendje 5 raste, të shkeljes së ligjit, mes tyre edhe lirimin e Hekuran Billës, të vrarë pak muaj më parë të Komuna e Parisit.

"Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit displinor rezulton se nga ana e magjistrates Enkelejda Hoxha janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:  Mospërmbushjen e pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit; Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin; Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe në mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal; Mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal në dhënien e vendimit; Nxjerrja e akteve të paarsyetuara, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formë të arsyetuar. Në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, të cilat detyrimisht duhet të jenë të arsyetuara, në zbatim të procesit të rregullt ligjor, dhe mundësisë për ushtrimin e kontrollit të tyre jo vetëm gjyqësor por dhe në këndvështrim të kontrollit për efekt procedimi disiplinor.

Në analizë të kriterit “shkalla e fajësisë dhe motivi”  në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor paraprakisht vlerësohet se: veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates në çështjet objekt hetimi, nuk janë kryer në kuadër të paaftësisë së saj profesionale, por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm nga ana e saj; Nuk janë respektuar dispozitat penale me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv, ndalues dhe me një përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe lehtësisht të kuptueshme për lirimin e të dënuarit, ku përvoja e gjatë profesionale në detyrë e magjistrates e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita; Këto veprime/mosveprime të saj janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar në 5 procese gjyqësore me të njëjtin kërkues Hekuran Billa dhe në 1 proces tjetër me kërkues I.P.

Në këto kushte, arrihet në konkluzionin se shkeljet disiplinore janë kryer nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha me “dashje direkte”. Sjellja në vijimësi e magjistrates nën hetim Enkeleida Hoxha mbi kërkesat e të dënuarit H.B duke shmangur pa shkak ligjor gjyqtarët e tjerë nga gjykimi i kërkesave të tij, pranimi i 5 kërkesave në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante të tij, duke sjellë edhe lirimin e të dënuarit Hekuran Billa nga burgimi i cili nga një vendim fillestar me burgim të përjetshëm nga  autoriteti i huaj gjyqësor, pas njohjes së tij me 25 vite burgim, përfundoi duke vuajtur në shtetin shqiptar vetëm 3 vite burgim në një kohë që mas dhënies së vendimit të njohjes nr. 1016/2016, i kishin mbetur për të vuajtur edhe 16 vite 4 muaj referuar urdhërit të ekzekutimit të prokurorit, provohet mungesën e kriterit objektiv të paanshmërisë në gjykim si dhe diskretiton rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhënie me autoritetet gjyqësore të huaja,vendimet e të cilave njihen dhe ekzekutohen në shtetin shqiptar", tha Metani.

Ora 11:15
KLGJ mbledhje për shkarkimin e gjyqtares, mbërrin avokati! Të pranishëm babai dhe vajza e Enkelejda Hoxhës

1614248246_AVOKATI.JPG

Report Tv mëson se ka mbërritur në KLGJ, avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Ardian Visha,. Gjithashtu mësohet se në këtë mbledhje janë të pranishëm edhe baba dhe vajza e gjyqtares. Kujtojmë që këto të fundit kanë deklaruar se Hoxha ka pasur kërcënime për të liruar kriminelët.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë