
Këshilli i Lartë Gjyqësor thotë se nuk ka marrë dokument nga Prokuroria e Përgjithshme, ku vërtetohet se gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka, rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.
Përmes një njoftimi, KLGJ shprehet se deri në orën 20:30, nuk është dërguar asnjë shkresë nga prokuroria, teksa shton se kur të mbërrijë zyrtarisht, do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në këtë institucion.
“Mirëmbrëma! Të nderuar kolegë, lidhur me njoftimin e sotëm të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me vendimin e miratimit të rezultateve të verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit datë 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bëj me dije se deri në orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-se nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrijë zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatese ligjore. Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Gjyqtarja Gjoka rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim vize! KLGJ: Nuk na është dorëzuar ende raporti! Prokuroria e Përgjithshme: E kemi dërguar me postë sekrete










