70 tonë dëborë janë transportuar me helikopeter në shpatet shterpë të vargmaleve Pirenei, që ndajnë Gadishullin Iberik nga Franca dhe shtrihet për rreth 430 km nga Gjiri i Biskajës deri në Detin Mesdhe.
Operacioni i jashtëzakonshëm u krye për të përballuar mungesën e borës në vendpushimin e skive Luchon-Superbagnères, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta për sezonin e dimrit.
Por vendimi është kritikuar si për kostot, qoftë edhe për ndikimin e tij në mjedis dhe për emetimet e dëmshme të helikopterit.
Sipas ‘The Guardian’, kjo është hera e parë që në Pireneit franceze përdoren helikopterë për të transportuar dëborë, megjithëse operacione të ngjashme tashmë janë kryer në të kaluarën në Alpe.