Klinika 24/ Projekti ‘Shkolla për shëndetin’, i mbështetur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ja si po ndërgjegjësohen fëmijët nëpër shkolla

Të ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishin Kliton Muça, Kordinator i projektit “Shkolla për shëndetin”, Blerina Maliqati drejtoreshë e shkollës Jusuf Kuka në Durrës dhe Pranvera Musta, koordinatore e shëndetit në shkollën Gjon Ndoci në Bushat.

Ata folën për rëndësinë e projekteve të mbështetura nga “Agjencia zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim” me impak për pupullatën.

Ky projekt zbatohet nga organizata “Save the Children” dhe janë në vitin e 4 të fazës së parë përmbyllëse të projektit që ka përfshirë 120 shkolla duke trajtuar mësues e nxënës për shëndetin.

Qëllimi i projektit është që të bëhet e mundur që të sensibilizohet për të gjithë ato sëmundje kronike, për të sensibilizuar popullatën.

Nga ana tjetër Blerina Maliqari theksoi se ky është një projekt multidisiplinar që ka brenda ndërgjegjësimin për të shmangur sëmundjet, në mënyrë që popullata të jetë më e sirgurt.

Kordinatorja e shëndetit Pranvera Musta, tha se tani pas 4 vitesh sheh produktin në ndërgjegjësimin e fëmijëve në mënyrën sesi ushqehen, gjë që ka dhënë impakt të menjëhershëm.

“Shkolla për shëndetin” është një projekt i domosdoshëm me fëmijët e të gjitha shkollave pasi edukon brezin e ri për mjedisin, largohet nga teknologjia dhe ushqehet shëndetshëm.

Në fund të pranishmit thanë se shpresojnë që në të ardhmen të ketë më shumë projekte dhe aktivitete të tilla, pasi brezi i ri ndërgjegjësohet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Aerobiologe, Elona Gjebrea, në ‘Klinika 24’: Kujdes alergjitë e stinës, nuk duhen neglizhuar

Me ardhjen e pranverës, stinës më të mirëpritur të vitit, ku natyra rizgjohet për të nisur një cikël të ri jete, nisin njëkohësisht edhe disa problematika shqetësuese të shëndetit, siç është alergjia, një çrregullim i sistemit imunitar, që ndryshe njihet si atopi.

Alergjitë në të gjithë botën janë në rritje dhe ndonëse në pamje të parë, duket sikur njerëzit janë mësuar të bashkejetojnë me to, mostrajtimi në kohë dhe më pas në vijimësi i tyre mund të dobësojnë ndjeshëm sistemin imunitar të trupit, duke avancuar sëmundjet respiratore, si azma bronkiale, që ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës.

Kjo temë me shumë interes për të gjithë personat që vuajnë nga alergjitë dhe jo vetëm, u trajtua në emisionin “Klinika 24” me të ftuar zonjën Elona Gjebrea, aerobiologe, një profesion ky, për të cilin zonja Gjebrea shprehet se ka investuar 15 vite studime shkencore, gjatë karrierës së saj, duke mbrojtur edhe doktoratorën në Angli.

“Një pasion dhe një investim i imi prej shumë vitesh, që nga momenti që kam mbaruar studimet e larta për biologji dhe deri në 15 vite, unë kam investuar shumë për sa i përket pjesës shkencore dhe kam punuar në Qendrën Spitalore Universitare, në Klinikën e alergologjisë dhe kam bërë edhe doktoraturën në Angli ”, u shpreh zonja Gjebrea.

Gjatë bisedës së zhvilluar, aerobiologia solli fakte interesante rreth studimeve në këtë fushë, të cilat zonja Gjebrea i ka vijuar edhe gjatë një specializimi 1 vjeçar në Stokholm, si psh studimi i poleneve nëpërmjet mikroskopit, përdorimi i metodave krahasimore, statistikore etj, matja e përqëndrimit të polenit në ajër, në bazë të të cilit është krijuar edhe kalendari polenik, që ndihmon shumë mjekët në informimin e pacientëve për llojin e alergjisë që kanë. 

Sipas studimeve, alergjitë kulmojnë në pranverë dhe megjithëse janë të llojeve të ndryshme ka një dominancë të theksuar alergjia nga poleni, me shkaktarë kryesorë ato që në gjuhën popullore njihen si “barërat e këqija”.

“Pranvera është kulmi i sëmundjeve alergjike, i simptomave alergjike dhe kryesisht janë gramoret, “barërat e këqija” që i themi ne dhe ndryshe nga perceptimi i njerëzve, alergjia shkaktohet nga bimë, të cilat nuk kanë lule, nuk janë të bukura, janë ato barishtet, të cilat njerëzve mund t’i duken të parëndësishme, por në fakt ato kanë shumë specie brenda dhe në kulmin e pranverës shkaktojnë alergji dhe kanë alergji të zgjatur se duke qenë se janë familje me shumë specie brenda, fillojnë secila të pjalmojnë në kohë të ndryshme, brenda pranverës dhe kjo bën të kemi një sezon të zgjatur polenik me simptoma të ndryshme”, shpjegoi gjatë bisedës aerobiologia Gjebrea.

Një tjetër fakt interesant dhe jo shumë i njohur, është edhe alergjia e shkaktuar nga olea apo ulliri, e cila zë vendin e dytë në përhapje, pas alergjisë së shkaktuar nga poleni.

Sipas aerobiologes në këtë rast ka një periudhë pjalmimi të shkurtër vetëm 1 mujore, por në momentin që shperthen bëhen shumë alergjikë, duke shkaktuar probleme shëndetsore tek njerëzit që jetojnë në mjedise ku kanë ullirin afër dhe kanë një predispozitë alergjike.

Duke folur për këtë çështje aerobiologia Gjebrea theksoi se jo çdo person që ka një bimë afër apo jeton pranë një vegjetacioni të caktuar mund të jetë alergjik. “Duhet të jesh atopik sicc quhet në shkencat mjeksore, të kesh një predispozitë për të patur alergji, që vjen nga familja”, - theksoi ajo.

Një ndikim të madh në avancimin e alergjive ka edhe ndotja e mjedisit, përkeqësimi i së cilës rrit mundësitë për të përjetuar alergji agresive.

“Të gjitha studimet flasin tani për një përkeqësim të sëmundjeve alergjike sepse ndotja ambientale dhe të gjithë ndryshimet klimatike i kanë ashpërsuar sëmundjet alergjike dhe bëjnë që poleni të jetë i agravuar dhe të vijë me një ngarkesë më të madhe dhe të ketë predispozitën që të shkaktojë një sëmundje alergjike më të fortë”, shpjegoi mes të tjerash zonja Gjebrea.

Ndërkaq, është e rëndësishme që personat, të cilët vuajnë nga alergjia, përveç trajtimit me medikamentet përkatëse, duhet të jenë edhe “mjekë të vetvetes” siç i cilëson aerobiologia faktin, që ata duhet të kenë informacionin e duhur se si të mbrohen nga alergjia.

“Personat, të cilat janë alergjikë duhet të bëhen mjekë të vetvetës. Polenet që shkaktojnë alergjinë transferohen me anë të ajrit. Ndaj, nëse ka një ditë me erë shumë të fortë, dritaret duhen mbajtur mbyllur, rrobat e përdorura jashtë duhet të ndërrohen me futjen në mjediset e shtëpisë sepse poleni transferohet dhe krijon alergji të brendshme, të cilat mund të bashkohen me alergjitë nga lagështira që në përgjithësi shtëpitë kanë dhe bëhet akoma më shumë agresive, pra duhet të bëhet pak më i informuar për të kuptuar më mirë për të mbrojtur veten e tij dhe për të bashkëjetuar në mënyrë paqësore me këtë sëmundje”, ishin disa nga këshillat praktike që aerobiologia Gjebrea ndau gjatë kësaj bisede.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Rama në Lushnjë: S’kemi më shqetësimin e pasigurisë së mësuesve, hiqeshit nga puna në mënyrë arbitrare për arsye politike

LIVE- Rama në Lushnjë: S’kemi më shqetësimin e pasigurisë së mësuesve, hiqeshit nga puna në mënyrë arbitrare për arsye politike