Klint Çollaku: Këngët e të tjerëve më mërziteshin, teksti im më jep emocion

Është fare i ri por numëron disa këngë të suksesshme në karrierën e tij si këngëtar. Klinti Çollaku, emrin e të cilit e kemi dëgjuar shpesh nëpër kompeticione muzikore, këtë herë ka zgjedhur që ti besojë vetes së tij. 19 vjeçari sapo ka publikuar këngën e tij më të fundit me titull “Kush të do”, tekstin dhe muzikën e së cilës i ka shkruar vetë. I pyetur mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, pikërisht për këtë zgjedhje, Klinti ka thënë  se kur gjërat i bën vetë ia vlen më shumë edhe mundi, edhe lodhja.

Po ta marrësh dhe po ta shikosh, teksti në vetvete është i thjeshtë dhe ka një kuptim të qartë. Nuk i kam më qejf këto tekstet me dramacitete të mëdha dhe ndaj kam bërë atë që më ka ardhur për momentin. Unë 19 vjeç jam, kjo është bota ime koncepti im. 

Më pëlqen shumë që të bëj diçka vetë dhe e dëgjon me qejf diçka që e ke bërë vetë. Edhe mundi ia vlen , edhe lodhja. Janë të gjitha gjëra që i bën vetë me dëshirën tënde.

Unë të gjitha këngët që kam bërë, i rikëndoja disa herë dhe më mërziteshin. Nëse më mërziten mua, publikut i mërziten akoma më shpejt. Unë këtë këngën e kam rikënduar dhe gjithmonë më jepte harmoni tek refreni. Dhe sot e kësaj dite prapë më jep emocion, kështu që vendosa ta publikoj këtë këngë.

Klinti Çollaku, këngëtar

Klinti Çollaku është cilësuar shpesh si një prej zërave më të mirë meshkuj në vend dhe u bë i njohur për publikun e gjerë në edicionin e gjashtë të spektaklit muzikor “The Voice of Albania”.  Fitimi i vendit të parë i hapi rrugë më tej krijimit të këngëve dhe klipeve të reja.

Këngëtari Klinti Çollaku në studion e "Rreze Dielli"

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet