Scroll down for english version
“Siç thashë në Parlament zgjedhjet vitin e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishme për avancimin e demokracisë në Shqipëri. Me sa di unë zgjedhjet në të kaluarën kanë pasur probleme, por roli që kjo ambasadë dhe secili prej jush amerikanë por dhe shqiptarë ka, është monitorimi i çdo qendre votimi, duke ndihmuar që vota të numërohet, duke i bërë të qartë miqve tanë këtu se të pasurit zgjedhje të lira të mira dhe të ndershme, çka nënkupton se janë arritur standardet ndërkombëtare do ta ngrinte në qiell Shqipërinë sa i takon rrugës drejt anëtarësimit në BE”, lexohet në faqen zyrtare të DASH.
Klinton përmendi mbështetjen që SHBA ka dhënë ndaj Shqipërisë në anëtarësimin e saj në NATO, ndërsa theksoi se aktualisht SHBA po përkrah fort anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Duke iu drejtuar përfaqësisë së ambasadës në Tiranë, Klinton tha se është detyrë e tyre që të promovojnë vlerat e vendit të tyre në Shqipëri duke nxitur demokracinë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe të krijonë më shumë mundësi ekonomike.
Sekretarja amerikane e Shtetit theksoi tha se ishte e kënaqur që u mundësua të vizitonte Shqipërinë. “I thash edhe Presidentit e Kryeministrit se unë shkoj shpesh në vende me të cilat kemi disa probleme. Ne nuk kemi asnjë problem me Shqipërinë, dhe unë me të vërtetë duhet ta them me zë të lartë “Duhet të shkojmë në Shqipëri”. Ambasadori ka të drejtë, ishte kohë mjaft e zënë dhe aktive e gjithë vizita ime dhe kthimi në shtëpi në Shtetet e Bashkuara, por unë jam jashtëzakonisht e kënaqur që pata mundësinë të isha këtu. Është më shumë se një vizitë e shkurtër. Duhet të kthehem ndonjëherë tjetër për të një banket më të plotë”, tha kryediplomatja gjatë takimit me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Kryediplomatja ka përgëzuar nismat e ambasadës duke u përqendur te ndihma e fundit që ajo ka dhënë në konferencën e LGTB-së në Tiranë, që rezultoi e suksesshme. “Ne jemi për mbështetjen e të drejtave të njeriut dhe marrëdhëniet e mira mes njerëzve, ne besojmë se këto nisma do të jenë funksionale” , tha Clinton. Kyediplomaja ka falenderuar çdo person të ambasadës amerikane për punën që kanë bërë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Klinton ka falenderuar veçanërisht ambasadorin Arvizu për udhëheqjen e tij në Tiranë.
VIDEO - "DETAJET" QE SHOQERUAN VIZITEN E KLINTON NE TIRANE
KLINTON NE KUVEND: KUJDES ME ZGJEDHJET, LUFTONI KORRUPSIONIN
Nuk mund të ketë demokraci pa pasur bashkëpunim politik. Është ky mesazhi që sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i dha politikës shqiptare sot në vizitën e saj të parë në Tiranë. Shefja e diplomacisë amerikane beson se Shqipëria ka potencial të bëhet model jo vetëm për rajonin dhe Evropën, por për të gjithë botën. Për këtë ajo theksoi se sfidat e të ardhmes janë tepër të rëndësishme. “Ju lutem punoni që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira”, tha zonja Klinton pasi kjo do të shtonte besimin e qytetarëve te politika. Në vizitën e saj të parë në Shqipëri Sekretarja Amerikane e Shtetit përcolli mesazhin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në të ardhmen do të jenë partnerë të Shqipërisë, dhe do ta mbështesin në rrugën e integrimit europian. Duke vlerësuar si "muaj kritikë" muajt e ardhshëm zonja Hilari Klinton kërkoi angazhimin për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme sa më demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe në bashkëpunimin politik.
“Muajt që vijnë janë shumë kritikë, jo vetëm për ju por edhe për popullin tuaj, unë shpresoj që do ketë disa objektiva që ju do arrini. Së pari punoni që zgjedhjet e ardhshme të jenë të hapura dhë të balancuara"- tha Klinton.në fjalimin që mbajti sot në mesditë Kuvend. Ajo kërkoi që të forcohet lufta kundër korrupsionit dhe këshilloi liderët politikë që të ndërtojnë një kulturë bashkëpunimi që tejkalon ndarjet. “Unë besoj se Shqipëria mund ta arrijë këtë”, tha Klinton. Ndryshe nga vizitat që zhvilloi në Bosnje, Serbi e Kosovë, Hilari Klinton nuk mbajti një konferencë për shtyp në Tiranë. Ajo preferoi që mesazhin e saj politik drejtuar Tiranës ta jepte nga salla e Parlamentit ku me këtë rast, përveç Presidentit Nishani dhe ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, ishin mbledhur për ta dëgjuar personalitete nga fusha të ndryshme, si dhe rivalë politikë. Vizita e zonjës Klinton në Tiranë nisi sot paradite në orën 10: 30 minuta kur avioni në të cilën udhëtonte zbriti në aeroportin "Nënë Tereza". Rrugëtimi i saj drejt kryeqytetit por dhe e gjithë vizita po shoqërohet nga qindra policë shqiptarë dhe agjentë sigurie amerikanë, që kanë blinduar jo vetëm rrugët ku është planifikuar të kalonte eskorta e shefes së Diplomacisë amerikane por edhe pjesën më të madhe të Tiranës. Masat e forta të sigurisë nisën ditën e djeshme, kur përkrah policisë shqiptare kryejnë shërbim të përforcuar dhe shërbimet amerikane e marinsat.