Klinton nesër në Tiranë, forcohen
masat e sigurisë
Axhenda e takimeve te Klinton u ka mbërritur zyrtareve shqiptare, dhe parashikon 3 takime dhe një mesazh ne parlament, por deri tani për arsye sigurie nuk bëhen publike oraret e takimeve. Fjalën e fundit do ta thonë ekspertet e sigurisë.
TIRANE- Sekretarja amerikane e Shtetit do të jetë nesër në Tiranë. Vizita disa oërshe do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Axhenda e takimeve te Klinton u ka mbërritur zyrtareve shqiptare, dhe parashikon 3 takime dhe një mesazh ne parlament, por deri tani për arsye sigurie nuk bëhen publike oraret e takimeve. Fjalën e fundit do ta thonë ekspertet e sigurisë.
Ajo çka dihet është se Zonja Klinton pritet të mbërrijë në aeroportin Nënë Tereza rreth oërs 10:00 të paradite së sotme. Në këtë vizitë nuk do të jetë e shoqëruar nga Shefja e Diplamicë së Jashtme në BE, Ashton, me të cilën ishte në Bosnje, Serbi e Kosovë.
Pas zbritjes në aeroportin Nënë Tereza dhe gjatë rrugëtimit për në kryeqytet do të ketë ndalim te përkohshëm te qarkullimit ne autostradën Tiranë – Durrës. Takimi i parë është parashikuar me shefin e ekzekutivit Berisha dhe do te mbahet ne selinë e kryeministrisë.
Ne axhenden e sekretares Amerikane, qe është ne ditët e fundit te mandatit te saj para zgjedhjeve te 6 nëntorit, është përfshirë një takim dypalësh edhe me liderin e Opozitës Edi Rama, por nuk është saktësuar vendi i mbajtjes se tij. Takimi i tretë është parashikuar me presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Edhe deputetet janë lajmëruar se ne seancën e se enjtes, do te ketë edhe një mesazh drejtuar politikes prej përfaqësueses se larte te departamentit te shtetit, por ajo qe mbetet për tu saktësuar ne një njoftim te dyte, është ora e fjalimit ne Parlament.
Që të mërkurën, kur është përfshire në turin në rajon te sekretares Klinton edhe Shqipëria, zyrtaret e sigurisë te Ambasadës Amerikane kane vendosur kontaktet me palën shqiptare, për të garantuar vizitën e saj. Selitë ku janë parashikuar të mbahen takimet janë te parat objekte që janë marrë nën mbikëqyrje, duke nisur nga kryeministria, edhe aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza. Pas Shqipërisë Klinton do të udhëtojë drejt Kroacisë. Më 10 qershor 2007, Ish presidenti Bush qëndroi ne Shqipëri për disa ore dhe veç Tiranes vizitoi edhe Fushe-Krujën.
(sg.shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.6%
-
Jo
83.3%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 48
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21