LAS VEGAS- Një grua 36-vjeçare i ka gjuajtur me këpucë ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, ndërkohë që po mbante një fjalim në Las Vegas.
Alison Michelle Ernst u arrestua nga policia e Las Vegasit për sjellje të padisiplinuar, por prokurorët nuk e kanë vendosur nëse do ta padisin gruan për incidentin.
Klinton 66-vjeçare, kandidate potenciale e Demokratëve për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, u përkul kur objekti fluturues kaloi përpara saj në skenë. Më pas ajo bëri shaka me incidentin, duke pyetur nëse kjo ishte pjesë e spektaklit “Cirku i Diellit” të Las Vegasit.
Në shumë vende të botës, gjuajtja me këpucë e personaliteteve politike është një formë proteste. Në vitin 2008 presidenti i atëhershëm George Bush u godit me këpucë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin irakian në Bagdad.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO