“I kërkoj falje familjes së gruas sime, fëmijëve të mi dhe shoqërisë. I kërkoj falje edhe policisë greke që i solla vërdallë për 18 ditë dhe fëmijëve të mi që i lash jetimë”, ka qenë kjo deklarata që ka dhënë para gjykatës Klodi Lesi.

35 vjeçari shqiptar që vrau gruan greke është munduar të shfajësohet për krimin para gjykatës. Mediat greke raportojnë se ai ka treguar për ngjarjen, por nuk ka ditur të thotë saktësisht se si ai arriti ta vriste gruan me thikë.

Ai ka thënë se kujtesa iu kthye më vonë kur pa veten me djalin e vogël dhe duart e lara me gjak. “Pash gjak në duar. Pasi kuptova se isha mirë me shëndet dhe nuk kisha pësuar gjë, kontrollova djalin, edhe ai ishte mirë. Pastaj kuptova se diçka e keqe duhet të kishte ndodhur, por jo se kisha vrarë gruan time”.

Lesi shtoi më tej se nuk imagjinonte të kishte bërë diçka të tillë.
 
“Nuk e imagjinoja të kisha bërë diçka të keqe. Mendova të dorëzohesha, por pastaj ndërrova mendje, me frikën se do të abuzohej me mua dhe nuk doja t’i lija këtë imazh tim biri për mua”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)