Në Prokurorinë e Posaçme është zhvilluar sot një takim i nivelit të lartë mes drejtuesve të SPAK dhe përfaqësuesve të drejtësisë austriake.

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, priti ministren e Drejtësisë së Austrisë, Ana Sporrer, e cila mbërriti në institucion e shoqëruar nga eskorta e saj zyrtare dhe u prit nga kreu i SPAK.

Takim vjen në vijim të bashkëpunimit mes dy vendeve, pas operacionit të zhvilluar në fillim të këtij muaji, ku autoritetet shqiptare dhe austriake goditën disa qendra telefonike në Tiranë të dyshuara për mashtrime ndaj qytetarëve europianë në vlerën rreth 50 milionë euro.