Klodian Duro sfidon Partizanin në
debutim,Vllaznia pret Flamurtarin

Klodian Duro sfidon Partizanin në<br />debutim,Vllaznia pret Flamurtarin
Java e 13 e kampionatit kombëtar të futbollit fillon sot me 4 ndeshje, ndërsa Tirana-Skënderbeu do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin e rikonstruktuar ‘Selman Stërmasi’. Kryendeshja e ditës së sotme do të zhvillohet në Kukës, ku vendasit do të presin ekipin e Partizanit.

Përballja me kryesuesit nuk do të jetë aspak e lehtë për trajnerin Duro, që synon të debutojë me fitore ndaj të kuqve. Partizani kryeson me 32 pikë, 4 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë dhe 12 nga Kukësi.

Nënkampionët e Shqipërisë duhet që të ndalojnë me cdo kusht shkëputjen e të kuqve për të mbajtur gjallë shpresat për titullin, pasi nëse do të shkëputeshin edhe me 3 pikë të tjera përmbysja do të ishte e pamundur edhe pse përpara janë edhe dy faza, teksa e dyta akoma nuk ka mbaruar. Megjithatë Klodian Duro dhe Hasan Lika do të kërkojnë fitoren edhe pse me shumë mungesa në formacion.

“Sfida do të jetë e vështirë, pasi Partizani vjen si kryesues, por ne jemi të motivuar për të marrë maksimumin edhe me mbështetjen e tifozëve. Shpresoj që të bëj një debutim me fitore”, tha ai.

Starovën vetëm pikët e plota do ta kënaqnin, pasi thuajse do të nxirrnin verilindorët nga gara, por edhe me shpresën që Skënderbeu të ndalet nga Tirana për të thelluar akoma më shumë diferencën nga vendi i dytë që do t’i dërgonte drejt titullit kampion të dimrit. Përpos fitores, Partizani është edhe në kërkim të Sukajt, që s’ka kaluar një moment të mirë në muajin e fundit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën