Klop largohet nga Dortmundi:
Gabuam me Gotzen e Levandovskin

Klop largohet nga Dortmundi:<br />Gabuam me Gotzen e Levandovskin
Pas 7 vitesh në drejtimin e Borusias së Dortmundit, me dy tituj të Bundesligës të fituar dhe një finale të humbur të Champions League përballë Bayernit, trajneri Klop vendos të largohet nga drejtimi i ekipit.

Lajmin tekniku e ka bërë të ditur gjatë ditës së mërkurë në një konferencë shtypi ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të klubit gjerman, që ‘pushtoi’ Europën me ngjyrat verdhezi vitet e fundit.

Në fjalën e tij, Klop u shpreh se “E kam thënë gjithmonë, ky klub është i jashtëzakonshëm. Kjo është gjëja më e sigurt që mund ta them. Dortmund ka nevojë për ndryshime dhe ndryshimet duhet të nisin që nga unë.

Dështimi jonë më i madh ka qenë në largimin e yjeve të skuadrës. Gotze dhe Levandovski u bashkuan me kundërshtarin tonë gjë që ka qenë një goditje e madhe për ne" ka thënë Klopp.

Përsa i përket të ardhmes, tekniku hodhi poshtë hipotezat e ngritura ditët e fundit për drejtimin e një ekipi në Angli, apo në Itali. “Nuk jam i lodhur, nuk kam kontakte me ndonjë klub tjetër dhe nuk mendoj të bëj një vit pushim” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin