Sipas burimeve të Daily Mirror, Coutinho-s i është bërë e qartë se kartoni i tij nuk do të jetë në shitje këtë verë.
Përveç Barcelonës edh Paris Saint- Germain dëshiron shërbimet e 25- vjeçarit, por duket sikur është tërhequr nga ky vendim pasi i është bërë e ditur se Coutinho dëshiron një transferim drejt skuadrës katalanase.
Liverpool ka refuzuar tashmë një ofertë prej 72 milionë paund nga Barcelona dhe Klopp e ka bërë të qartë se 25- vjeçari nuk është në shitje dhe për këtë gjë ai ka mbështejen edhe të drejtuesve të skuadrës.
Klopp është shprehur për mediat angleze se është e rëndësishme që skuadra e Liverpool të shesi vetëm lojtarë që nuk janë më të dëshiruar në “Anfield”, pasi është e vetmja mënyrë që skuadra të arrijë rezultate.
Nga ana tjetër, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë për fansat e skuadrës, se katalanasit janë në kërkim të një alternative për të zëvendësuar Neymar.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
