Klos, Basha: Ulja e taksave, pjesë
e planit ekonomik të Republikës së Re

Klos, Basha: Ulja e taksave, pjesë<br />e planit ekonomik të Republikës së Re
Kreu i PD, Lulzim Basha ka njohur qytetarë të Klosit dhe Bulqizës me programin e tij ekonomik, gjatë ecjeve dhe takimeve me banorë, me të rinj e të reja, e njerëz të thjeshtë.

Lulzim Basha bëri të ditur se me të ardhur në pushtet, ai do të heqë menjëherë taksën e naftës, 240 lekë për litër, ç’ka do të ndikojë në uljen e çmimit. Gjatë një bisede me minatorë të papunë, Basha premtoi se pasuritë dhe asetet do ti kthehen vendit dhe qytetarëve, dhe s’do të jenë në dy tre duar oligarkësh.

Basha i bëri të qartë pronarëve të bizneseve të vogla se plani i tij ekonomik për ulje taksash do të lërë më shumë para në xhepat e shqiptarëve, do të rrisë konsumin, do të ndezë ekonominë duke rritur prodhimin e krijuar vende të reja pune.

Në këto takime, Basha ka theksuar se Edi Rama kishte kohë dhe mundësi të mbante premtimet, por ai nuk bëri asnjë përpjekje në këtë drejtim.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane