Një 18-vjeçar nga Klosi është dhunuar jashtë ambienteve të shkollës së mesme të kësaj zone dhe shkak për këtë është bërë një konflikt i çastit që ai ka pasur me shokët e klasës brenda shkollës.
Sipas të dhënave, bëhet e ditur se, D. Ll, 18 vjeç, ka bërë kallëzim në polici ku ka deklaruar se në afërsi të shkollës së mesme Suç, jashtë ambienteve të shkollës, në rrugën para një lokali, është goditur me grushte nga bashkëmoshatarët B. N. 18 vjeç, si dhe nga kushëriri i tij F. N, 18 vjeç.
I riu ka shpjeguar se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit të ndodhur para 2 muajsh midis tij dhe B.N, të cilët janë të dy nxënës në shkollën e mesme të përgjithshme Suç.
Nxënësi D.Ll ka shpjeguar se është goditur me grushta nga dy personat e lartpërmendur dhe në asnjë rrethanë nuk janë përdorur as mjete të forta, as mjete të mprehta apo armë zjarri.
Pas kallzimit nga nxënësi D.Ll, policia ka bërë shoqërimin e të rinjve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com