Furgoni del nga rruga te Bypass i Rrugës së Arbrit, 5 të plagosur, njëri prej tyre dërgohet tek Trauma (VIDEO)

KLOS - Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në në Bypass-in e rrugës së Arbrit, afër Klosit.

Siç bën me dije policia rreth orës 14:15 furgoni i A.L., 55 vjeç ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 4 janë në spitalin e Klosit, ndërsa njëri prej të lënduarve është dërguar tek Spitali i Traumës në Tiranë.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, furgoni është kthyer përmbys në anë të rrugës. Mesa duket në rrugë janë duke u kryer punime dhe drejtuesi i furgonit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

'Rreth orës 14.15, në  bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç,  duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 5 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Sakaq, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po shqyrton rrethanat e aksidentit.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 90 sekondat e 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Policia në arrest shtëpie

VIDEO/ 90 sekondat e 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Policia në arrest shtëpie