Në 95 -vjetorin e themelimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi lancoi Planit Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë. Pasi përshëndeti dhe vlerësoi punën e qindra veteranëve dhe inxhinierëve të  pyjeve ndër vite ministri Klosi tha se prej ditës së sotme do të fillonte zbatimin e mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020 si një përpjekje për të zhbërë dëmin e 27 viteve të fundit. 

“Në shenjë vlerësimi për profesionin dhe misionin tuaj, përvjetori i themelimit të shërbimit pyjor, ishte dita më simbolike nga ku mund të lançonim shpalljen e Planit Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë. 20 milion e 200 mijë pemë është angazhimi për t’u përmbyllur deri në 2020”.

Më tej ministri Klosi prezantoi në detaje zbatimin e Planit duke vënë theksin në detyrimet e biznesit. “Nga inspektimi i deritanishëm i bizneseve, rezulton që duhet t’i kthejnë mjedisit shqiptar plot 6 milion e 700 mijë pemë.  Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë amnisti. Kompanitë, sipërmarrjet që kanë fituar duke dëmtuar mjedisin dhe që nuk e kanë shlyer këtë dëm, do t’i kthehen zë për zë, zbatimit të asaj kontrate që kanë me shtetin shqiptar, pra lejen mjedisore që i detyron të mbjellin pemë.”- tha ministri Klosi.

Një tjetër linjë e zbatimit të Planit Kombëtar për Gjelbërimin e Shqipërisë do të realizohet nëpërmjet bashkëpunimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me Ministrinë e Bujqësisë.”Kemi konkretizuar me Ministrinë e Bujqësisë, Manualin e Procedurës së Granteve, të orientuar tërësisht nga pyllëzimi si dhe kemi konkluduar  që skemat e financimit për fermerët privatë të  shkojnë për krijimin dhe zgjerimin e plantacioneve me ullishta dhe mbjelljen e druve frutorë”, - tha ministri Klosi duke shtuar se në sajë të projektit të shërbimeve mjedisore krahas mbjelljes së pemëve do të vijojë edhe me hartimin e Inventarit Kombëtar të Pyjeve edhe regjistrimin e Fondit pyjor e kullosor 

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha gjithashtu se pjesë e planit kombëtar do të jenë edhe nismat për Kurorat e gjelbra të Shkollave, bashkë me kurorat e gjelbra të qyteteve që çdo bashki në mbarë vendin duhet të krijojë. Në fund të fjalës së tij,  ministri Klosi lançoi edhe aksionin e madh kombëtar të mbjelljes së 550 mijë pemëve. “Koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte para 20 vjetësh. Koha e dytë më e mirë është tani. Thënë këtë, unë dua të lançoj nga këtu fillimin e zbatimit të këtij plani kombëtar. Pas aksioneve të deritanishme në qarqe, mesi i shkurtit do të shënojë fillimin e  aksioneve kombëtare të përvitshme të gjelbërimit. Në 550 vjetorin e Skënderbeut, në tre ditët e mesit të shkurtit do të mbjellim 550 mijë pemë”- mbylli fjalën e tij ministri Klosi.

E pranishme në këtë aktivitet ZvKryeministrja  Znj. Senida Mesi, nënvizoi faktin se kjo është një datë historike dhe me simbolikë të veçantë, e cila duhet t’i shërbejë çdo aktori të shoqërisë për të reflektuar më thellë. "Ky reflektim, shkon paralel gjithashtu edhe me planin ambicioz të Qeverisë Shqiptare për realizimin e mbjelljes së 20 milion e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020-të, duke e shndërruar në një aksion me pjesëmarrje të gjerë në shkallë kombëtare, i cili do të përkthehet pa diskutim në një kontribut të qenësishëm"- tha ndër të tjera Znj. Mesi.

Nga ana e tij, Zvministri i Bujqësisë Dhimo Kote garantoi mbështetjen e plotë të ministrisë së Bujqësisë në zbatimin e plotë të planit për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i Suedisë në Tiranë, z. Johan Ndisi i cili në fjalën e tij, tregoi eksperiencën e vendit të tij që falë politikave mjedisore ia doli të ketë pyjet dhe mjedisin e ditëve të sotme .

Në fund të takimit u vlerësuan me çertifikata mirënjohjeje disa prej veteranëve të shërbimit pyjor,  inxhinerë dhe akademikë të cilët për vite të tëra kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në shtimin dhe mbrojtjen e pyjeve. Teksa vlerësoheshin për këtë mirënjohje, mesazhi i tyre shkonte në mbështetje të Planit Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë dhe në ruatjen e kësaj pasurie të çmuar të vendit tonë.

Fjala e ministrit Blendi Klosi
Plani i Gjelbërimit të Shqipërisë. 95 vjet më parë, Parlamenti Shqiptar në vitin 1923 miratoi ligjin e parë të pyjeve. "Ligji i Pyjeve dhe Kullosave" – mbante emrin në atë kohë dokumenti zyrtar që themeloi për herë të parë shërbimin pyjor në Shqipëri, ngritur jo shumë vjet pas themelimit të shtetit shqiptar.

Nëse nuk kemi shumë gjëra të kohës për t’u krenuar, mjaft të themi që ligji i shërbimit pyjor i 1923-ishit, rendiste shërbimin pyjor të barabartë me atë të vendeve të zhvilluara të Europës.

95 vjet më parë,  vizioni i njerëzve të kohës për pyjet, ishte i qartë:  Pyjet shtetërore apo private konsideroheshin pronë e përbashkët e shqiptarëve, sikundër ligji detyronte që edhe administrimi të ishte i njëjtë.  Pra, pothuaj 100 vjet më parë, të parët tanë ishin të qartë, mjedisi është pronë e përbashkët, administrohet e mbrohet bashkarisht.  Por, me sa duket në këtë pikë  patëm regresin dhe dekadencën tonë shoqërore, kur nisëm të humbasim vetëdijen se prona e përbashkët kërkon përgjegjësinë e përbashkët të mirëmbajtjes.  Dhe nuk na zgjati pak. Plot 27 vjet demokraci, ne masakruam atë që ishte ndërtuar nga po vetë ne, në 70 vjet. Pyjet, kullotat, mjedisin, florën e faunën.

Në 27 vjet premë pemë, dogjëm pyje, shkatërruam e barbarizuam gjelbërimin me mallkimin e vetvetes se çfarë është e përbashkët, se çfarë është kundra kohës. Dhe e kuptoj fare mirë, që më shumë se kujdo, ato pamjet e tmerrshme që trasmetoheshin përditë në televizionet tona, të barbarisë së prerjes së pyjeve dhe kamionave që kalonin kufirin për eksport,  ju ka dhembur më shumë se kujtdo, ju.

Njerëzve që i dedikuan punën dhe jetën, pyjeve. Vite të tëra të kaluara, në zonat më të thella, nga veriu në jug, nga Malësia e Mbishkodrës, Hasi, Puka, Tropoja, Saranda, Gjirokastra, verilindje e juglindje. Duke shtuar pyjet, keni shtuar jetë, duke mbrojtur pyjet keni mbrojtur jetën.

Në shenjë vlerësimi për profesionin dhe misionin tuaj, përvjetori i themelimit të shërbimit pyjor, ishte dita më simbolike nga ku mund të lançonim shpalljen e Planit Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë.

20 milion e 200 mijë pemë është angazhimi për tu përmbyllur deri në 2020. Mund te duket ambicioze dhe e vështirë për tu realizuar, por plani i veprimit është tashmë i hartuar.  6 milion e 700 mijë pemë, është detyrimi i pashlyer i subjekteve që operojnë me aktivitete industriale. Nga inspektimi i deritanishëm i bisneseve, rezulton që këto sipërmarrje, duhet t’i kthejnë mjedisit shqiptar plot 6 milion e 700 mijë pemë,  detyrim për  të cilin, këto kompani janë kontaktuar dhe informuar.

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë amnisti. Bizneset, kompanitë, sipërmarrjet që kanë fituar duke dëmtuar mjedisin dhe që nuk e kanë shlyer këtë dëm, do ti kthehen edhe njëherë zë për zë, e rresht për rresht zbatimit të asaj kontrate që kanë me shtetin shqiptar, pra lejen mjedisore që i detyron të mbjellin pemë.

Ndërkohë  kontrolli dhe inspektimet vazhdojnë.  Shlyerja e detyrimit për mbjellje pemësh, do të bëhet sipas një procesi të koordinuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me bashkitë. Procesi ka identifikuar hartën ku janë nevojat për gjelbërim dhe pyllëzim.

Pra, dua ta bëj të qartë edhe për ata që shlyejnë detyrimin ligjor të mbjelljes së pemëve, se nuk do të ndodhë më që pemët të bëhët sikur mbillen, nuk kontrrollohet dhe  nuk monitorohen nga askush, apo mbillen aty ku nuk është nevoja.

Procesi i mbjelljes së pemëve, do jetë rigorozisht i koordinuar dhe monitoruar, duke gjelbëruar aty ku është nevoja.   Dua ta theksoj këtë fakt, sepse ka ndodhur që në letra mund të rezultojë se është bërë mbjellje nga detyrimi që vjen për rehabilimin e mjedisit, por në rastin më të mirë, janë mbjellë aty ku nuk ka qenë e nevojshme.

Megjithatë, unë vlerësoj faktin që nga takimet që kemi patur me kompanitë, jo vetëm që është njohur borxhi që i kanë mjedisit shqiptar, por ka qenë gadishmëria edhe për të dhuruar fidanë dhe pemë për bashkitë që do të marrin përsipër mbjelljen dhe ruajtjen e tyre. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë kanë në proces realizimin e mbjelljes së 2 milion pemëve)   

Në realizimin e objektivit:  20 milion e 200 mijë pemë, kemi konkretizuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe do të firmosim në muajin shkurt me ministrin Peleshi, Manualin e Procedurës së Granteve, i orientuar tërësisht nga pyllëzimi.

2.   Kemi konkluduar me Ministrinë e Bujqësisë,  që skemat e financimit për fermerët privatë të  shkojnë për krijimin dhe zgjerimin e plantacioneve me ullishta dhe mbjelljen e druve frutorë.

3.   ( Kurorat e gjelbra të shkollave)

        Shkollat do të jenë institucione të vijëzuara nga kordonat e     gjelbërta të pemëve. 

Nisma “ Kurorat e gjelbra” do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Më shumë se gjithcka në këtë pikë vlen të theksoj se pavarësisht procesit shumë të vlefshëm të mbjelljes së pemëve, ne duam të nisim dhe nxisim kulturën dhe dashurinë për mjedisin që në fëmijëri.

Nëse ia dalim që përmes një procesi të përkujdesjes së cdo nxënësi për fidanin e tij, ne kemi mundur tja dalim! Me Ministrinë e Mbrojtjes kemi nisur procesin për krijimin e ambjenteve të gjelbra brenda territoreve nën juridiksioni e këtij dikasteri.

5.   Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, do të vendosë si detyrim ligjor për bashkitë,  krijimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e kurorave të gjelbra të qytetit.  Sot janë shumë pak bashkitë që e kanë të ngritur kurorën, detyrimi ligjor do të përcaktojë zgjerimin në të 61 bashkitë.

6.   Brenda këtij viti, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të vendosë në dispozion të bashkive,  1 milion pemë dhe fidanë. Deri në 2020 nga kjo iniciativë do të përfitojnë 1 milionë qytetarë të zonave urbane. ( 3 milion pemë në total vënie në dispozicion bashkive deri në 2020)

-        Paralelisht me këto nisma, Ministria ka nisur hartimin e Inventarit Kombëtar të Pyjeve, i cili po aplikohet në kuadër të projektit të Shërbimeve Mjedisore. Ky inventar pyjesh do të sjellë informacion të ri mbi gjendjen e formacioneve pyjore dhe të fondit pyjor. Informacioni i Inventarit Kombëtar të Pyjeve, do të jetë pjesë e një skeme dixhitale informacioni mbarëkombëtar për pyjet, i cili do të bëhet i përdorueshëm për çdo qytetar.

-        Regjistrimi i fondit pyjor e kullosor, është një tjetër aktivitet i cili po mbështetet nga Projekti i Shërbimeve Mjedisore. Ky aktivitet do të bëjë të mundur unifikimin e kadastrës kombëtare dhe dixhitalizimin e saj, me akses për qytetarët direkt nga zyrat e regjistrimt të pasurive të paluajtëshme.

Dhe ashtu sic thuhej në hapje të këtij aktiviteti, koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte para 20 vjetësh. Koha e dytë më e mirë është tani.  Thënë këtë, unë dua të lancoj nga këtu fillimin e zbatimit të këtij plani kombëtar. Pas aksioneve të deritanishme në qarqe, mesi i shkurtit do të shënojë fillimin e  aksioneve kombëtare të gjelbërimit.

Në 550 vjetorin e Skënderbeut, në tre ditët e mesit të shkurtit do të mbjellim 550 pemë, dhe sic Skënderbeu citohet për rëndësinë e të bashkimit, vlen edhe në këtë rast. Vetëm nëse angazhohemi të gjithë, do t’ia dalim të përmbushim më lehtë dhe më shpejt misionin e Shqipërisë së Gjelbëruar.

d.c./shqiptarja.com