Zhvillohet mbledhja e dytë e bordit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), ka kishte për qëllim dhe përzgjedhjen e drejtuesit të saj.
Sot në praninë e ambasadorit të
OSBE-së Bernd Borchardt, dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, do të bëhej dhe prezantimi final i 3 kandidatëve për pozicionin e drejtuesit të bordit të kësaj zyre rinore rajonale.
“Zhvillimet e kohëve të fundit na dëshmuan edhe një herë se marrëdhëniet në rajon kanë shumë nevojë të shikohen me vëmendje dhe kujdes. Ndaj kjo nismë është kaq e rëndësishme sepse punon në drejtimin e një konsolidimi ndërmjet të rinjve që në fund të fundit janë dhe gjeneratat që do të trashëgojnë këtë rajon. E ardhmja e popujve tonë punon për një qëllim madhor, si të heqim çdo barrierë paragjykimi që vjen nga e shkuara dhe që nxitet ende nga politika në rajonin tonë”, u shpreh Klosi.
Ndërsa ambasadori i OSBE-së në cilësinë edhe të organizatorit të këtij takimi u shpreh se ky takim po mbahet me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së Zyrave të OSBE-së në Tiranë dhe se qëllimi i saj do vazhdojë të mbetet ndërtimi i marrëdhënieve të mira në rajon.
“Qëkur OSBE është vendosur ka pasur si synim të promovojë rininë, paqen dhe sigurinë për ta çuar rininë përpara nëpërmjet shumë aktiviteteve që kemi pasur, për të promovuar të rinjtë dhe demokracinë. E mirëpresim Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor si pjesë e jona dhe të bashkëpunojmë. E vlerësojmë që kjo zyrë ka vendosur që të ketë qendër edhe në Tiranë dhe presim që të ndajmë edhe bashkëpunimin edhe përgjegjësitë”, u shpreh ai.
Zyra rajonale e bashkëpunimit rinor, është një projekt i firmosur nga 6 kryeministrat e rajonit dhe mbledhjen parë e kanë pasur në datën 8 dhjetor kur për vendin tonë shënohet dhe dita e rinisë.
Në takim merrnin pjesë disa nga vendet pjesëmarrëse të përfaqësuar nga kjo zyrë rinore, mes tyre kishte përfaqësi edhe Serbia.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15