Klosi flet nga Kruja: Do zhvendosim të gjitha guroret nga mali i Krujës drejt një zone të përcaktuar

 Klosi flet nga Kruja: Do zhvendosim të gjitha guroret nga mali i Krujës drejt një zone të përcaktuar

Blendi Klosi gjate vizites ne Kruje

Në kuadër të nismës së fushatës “Krijo Oksigjenin tënd”, për pastrimin e mjedisit Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte sot në qytetin e Krujës. Zona ku ai ndaloi për t'u takuar edhe me qytetarë të zonës ka qenë vend grumbullim mbetjesh, ndërsa sot është shndërruar në një lulishte, me pemë, lule dhe stola, si një mjedis i ri shploshës që i shtohet qytetarëve të Krujës. Pikërisht ky është edhe një nga qëllimet kryesore të fushatës, e cila synon të rigjenerojë territoret e dëmtuara, si pasojë e venddepozitimeve të mbetjeve urbane ilegale. Gjatë fjalës së tij Klosi u ndal në një shqetësim të përbashkët i banorëve të zonës.

Ai tha se së bashku me tre ministri të tjera është ndërmarrë rehabiltitimi dhe zhvendosja e gjitha guroreve nga mali i Krujës drejt një zone e cila është përcaktuar tashmë.

 “Së bashku me 3 ministri të tjera ne kemi ndërmarrë rehabilitimin përfundimtar dhe zhvendosjen e gjithë guroreve nga mali i Krujës, për të kaluar në një zonë tjetër dhe shpresojmë që brenda këtij muaji ne të përfundojmë të gjitha detajet për të filluar me fillimin e muajit mars, zhvendosjen e guroreve historike nga mali i Krujës, drejt një zone e cila është përcaktuar tashmë, por po negociohen detajet e fundit. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat që për mbjelljen e pemëve masivisht në zonën e malit të krujës shumë shpejt kjo gërmadhë urbane dhe një katastrofë mjedisore të shndërrohet në atraksionin më të mirë dhe të më bukur turistik të vendit”, tha ministri Klosi.

Ai gjithashtu foli edhe për bashkëpunimin me bashkitë në të gjithë vendin për rehabilitimin e plotë të venddepozitimeve të mbetjeve urbane.

"Së bashku me bashkitë në të gjithë vendin ne do të kërkojmë një rehabiltim të plotë të të gjitha venddepozitime të mbetjeve urbane, janë plot 198 të evidentuara si ky që po rehabilitojmë sot në Krujë për ta shndërruar nga një venddepozitim mbetjesh urbane në një park për qytetin. ky është aksioni i parë dhe do të vazhdojmë në 61 baskitë për të përcaktuar ku do të jenë vendet legale për bashkitë në bazë edhe të kritereve miimale për vendepozitimin, do tël ndërtojnë landfillet e tyre të vegjël për të shkuar pastaj në zgjidhjet rajonale. Por ka ardhur koha për të gjitha baskitë që të kuptojnë se detyra e tyre nuk është vetëm për të pastruar qendrën e qytetit por për të menaxhuar të gjithë sistemin e mbetjeve urbane"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK