I thirrur në interpelancë nga deputeti Vasil Sterjovski në Kuvend, Ministri i Turizmit Blendi Klosi foli mbi investimet në Bashkinë e Pustecit e veçanërisht në Liqenin e Prespës.
Nga foltorja e Parlamentit, Klosi shprehet se këtë destinacion e vizitojnë mbi 100 mijë turistë dhe sërish kapacitetet e vendosura me bujtina nuk janë të mjaftueshme.
Sigurisht ai nuk e mohoi as faktin se për të mirëmbajtur liqenin e Prespës duhet të angazhohen edhe shtetet të cilat i kap sipërfaqja e saj.
"Dëshira për natyrën dhe kujdesi ndaj saj është parësore. Liqeni i Prespës lag disa shtete disa vende e kultura. Është një nga ata momentet që bashkon kaq shumë kultura dhe histori. Kemi investuar për ta kthyer Liqenin e Prespës në një destinacion vërtetë tërheqës. Vitin e kaluar ishin 110 mijë turistë që kanë vizituar Prespën. Këto dhjetra e qindra mijëra turistë kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë në atë zonë. Thelbi i bisedës është sa industria e turizmit do ndikojë në ekonominë e familjeve shqiptare. Ka disa bujtina dhe guesthouse. Ka mbi 100 shtretër në atë liqen por ka më shumë kërkesa se kaq. Në vendin e BE-së që lag ky liqen, 1 mijë metra është larguar parkimi. Ngrohja globale dhe ngrohja me 2 gradë temperatura na bën që të shqetësohemi. Festa e dimrit këtë vit ishte mjaft e ngrohtë. Nuk kishte më borë që të kthehej në liqen. Po kërkon të ndryshojë krejtësisht mentalitetin e funksionimit të atij territorit. Një objekt i vetëm nuk vlen aq sa do të vlente mirëmbajtja e Prespës. Jeni i ftuar në zyrën time në Ministrinë e Turizmit dhe tju shpjegoj më gjerë mbi investimet e bëra në këtë rajon. Disa nga ndërhyrjet që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, kisha. Trajtimi i ujrave të zeza në Pustec. Për kanalizimin e ujrave të zeza. Po punohet për mbështetjen e banesave, trajnimin e personave që do të punojnë në atë projekt" - tha Klosi
Lajmi kryesor:
Me 95 vota pro dhe 5 kundër miratohet përbërja e Komisionin të Posaçëm që do përzgjedhë kandidaturat e KQZ-së së re! PD hyn në Kuvend
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4487
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17