Klosi: Kemi 26 mijë vende të reja
pune, duhen njerëz të kualifkua

Klosi: Kemi 26 mijë vende të reja<br />pune, duhen njerëz të kualifkua
Hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i arsimit profesional ishin kryefjala e bisedës mes ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ambasadorëve dhe donatorëve të huaj në vendin tonë.

Klosi nënvizoi se qeveria shqiptare mbështet arsimin profesional e cila sipas tij është një punë më e sigurt dhe e denjë.

 “Kur ne flasim për arsimin profesional, ne flasim për disa mundësi më shumë për ekonominë shqiptare, për të pasur mundësi që ajo të rritet dhe të forcohet duke ofruar njerëz me aftësi profesionale. Flasim për një mundësi për të ngritur një klasë të tërë të shtresës së mesme shqiptare, ku njerëzit jetojnë nëpërmjet punës së ndershme dhe janë të gatshëm t’i afrohen sistemit në të cilin ndodhemi me profesionin e tyre, me aftësitë dhe karrierën e tyre të suksesshme”, - tha Klosi.

Klosi tha se 26 mijë vende pune presin punonjës të kualifikuar çka do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik. Ai kërkoi mbështetjen e ambasadave të vendeve pjesëmarrëse për t’i kthyer këto në shkolla ekselence profesionale, si dhe të mundësojnë që të bëjnë binjakëzimin e shkollave tona me shkollat e vendeve që ata përfaqësojnë.

Së bashku me ju, zotërinj ambasadorë, dhe së bashku me përfaqësues të komunitetit donator, ne duhet t’i japim përgjigje pyetjes: përse Arsimi Profesional në Shqipëri? Sepse kemi shumë njerëz që kërkojnë punë dhe kemi po ashtu 26 mijë vende të reja pune, të cilat kërkojnë punëtorë të kualifikuar. Sigurisht që kemi shumë probleme dhe problemi ynë kryesor është që këta njerëz të papunë t’i bëjmë profesionistë të vërtetë, që mund të jetojnë me punë të ndershme dhe me këtë punë të ndershme mund t’i afrohen tregut shqiptar dhe tregut europian të punës. Diferenca ndërmjet vendeve bosh të kërkuara dhe njerëzve që kërkojnë punë në Shqipëri mund të reduktohet vetëm duke shkuar në shkollat e mesme të Arsimit Profesional”, - tha Klosi.

Ministri Klosi theksoi se për qeverinë shqiptare, mbështetja për këtë arsim do të thotë mbështetje për një punë të sigurt dhe të denjë.

Kur ne flasim për arsimin profesional, ne flasim për disa mundësi më shumë për ekonominë shqiptare, për të pasur mundësi që ajo të rritet dhe të forcohet duke ofruar njerëz me aftësi profesionale; flasim për një mundësi për të ngritur një klasë të tërë të shtresës së mesme shqiptare, ku njerëzit jetojnë nëpërmjet punës së ndershme dhe janë të gatshëm t’i afrohen sistemit në të cilin ndodhemi me profesionin e tyre, me aftësitë dhe karrierën e tyre të suksesshme”, - përfundoi Klosi.

Në tryezë morën pjesë ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffmann, ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf, drejtoresha e përgjithshme e UNDP-së në vendin tonë, Yesim Oruc, përfaqësues të misionit europian në vendin tonë dhe ambasadës italiane, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës së Arsimit Profesional.

blendi klosi

Redaskia online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos