Klosi këshillë të rinjve: Jo gjuhë 
 urrejtje në fjalorin e përditshëm

Klosi këshillë të rinjve: Jo gjuhë <br /> urrejtje në fjalorin e përditshëm
TIRANE- Një kamping i zhvilluar në periferi të Tiranë ka mbledhur bashkë të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova. Grupi i të rinjve është përshëndetur dhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale Bendi Klosi, i cili vlerësoi bashkëpunimin Shqipëri- Kosovë, por theksoi se nisma të tilla duhet të bëhen edhe me diasporën. “Ne tashmë kemi një raport të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por unë them që këtë duhet ta shtrijmë edhe me të rinj të tjerë në rrjetin e të rinjve të diasporës sidomos, të cilët realisht kanë shumë më tepër nevojë që të kenë trajtim të problematikave të botës shqiptare edhe në shqip, edhe në fjalën e mirë shqip, për të pasur mundësinë që të ngremë projekte të përbashkëta. Ne nuk mund t’i ngremë projektet vetëm për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Ne duhet të mendojmë edhe për shqiptarët e diasporës”,- u shpreh Klosi.

TAKIMI 
No Hate Speech (Jo gjuhës së urrejtjes), ishte slogani që mblodhi bashkë të rinjtë nga të dy vendet dhe u realizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Ky takim kishte për qëllim promovimin te të rinjtë të një gjuhe dialogu dhe mirëkuptimi, larg gjuhës që sjell konflikt dhe mosmarrëveshje. Gjithashtu ministri bëri apel që të rinjtë të kenë kujdes me përdorimin e shqipes, pasi sipas tij po varfërohet gjithnjë dhe më shumë.

“Në ato hulumtimet tona, në strukturimet që u bëjmë situatave apo në sondazhet që bëjmë, ndjejmë realisht një shqipe që po varfërohet gjithmonë e më shumë nga ajo shqipja e pastër, nga fjalët e urta, nga gjuha e mirë, nga trajtimi i gjësë me pozitivet. Gjithmonë e më shumë në fjalorin tonë po zënë vend fjalë që nuk janë pozitive”, - tha Klosi në fjalën e tij para të rinjve të pranishëm në këtë kamping.

URREJTJA 
Duke i konsideruar të rinjtë ambasadorët më të mirë të përçimit të fjalës dhe ideve të mira kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka kërkuar prej të pranishmëve në këtë aktivitet që të bëjnë një presion më të madh në shoqëri për të përqafuar gjithmonë e më shumë fjalën e mirë dhe për t’u shkëputur nga urrejtja. “Unë nuk doja ta trajtoja si një projekt i veçantë, por do më pëlqente shumë që kjo të ishte një strukturë jetëgjatë, e cila të merrej me ndjekjen e këtyre problematikave në rrjetet sociale, me angazhimin më të madh të strukturave tona rinore në përpjekjet e trajtimit të bisedave të përbashkëta, që të kemi mundësinë që në të dy krahët e kufirit Shqipëri dhe Kosovë, ne të fillojmë të mendojmë në një projekt shumë më të madh se si gjuha e urrejtjes të mos jetë pjesë e debatit të përditshëm”, - përmendi Ministri i Mirëqenies Sociale.


Redaksia  Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos