Klosi kritikon Zyrat e Punës: Nuk
zgjidhin asgjë, marrin veç shënime

Klosi kritikon Zyrat e Punës: Nuk<br />zgjidhin asgjë, marrin veç shënime
Në Shqipëri janë 150 mijë persona që kërkojnë punë, ndërsa kemi 26 800 vende të lira. Kështu u shpreh Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi gjatë fushatës për sigurinë dhe shëndetin në punë.
 
Klosi lëshoi kritika edhe për Zyrat e Punës ku tha se ato nuk kryejnë funksionin e tyre, por marrin shënime e nuk zgjidhin asgjë.
 
“Kemi një situatë paradoksale në vendin tonë. Në zyrat tona të Punës sot kemi plotë 150 mijë veta që kërkojnë punë, ndërkohë që në po të njëjtat zyra dhe sportele kemi 26 800 vende të lira pune. Pra biznesi kërkon punë, Shqipëria nuk ofron punonjës të kualifikuar”, - u shpreh Klosi.
 
Sipas tij punësimi mund të rritet nëpërmjet zyrave të punës, të cilat duhet të kalojnë nga roli i tyre pasiv në një rol më aktiv.
 
“Zyrat tona të Punës në gjithë Shqipërinë duhet ta ndërrojnë krejtësisht aktivitetin e tyre, duhet të jenë shumë më tepër aktive dhe të jenë shumë më tepër në detyrën që ato kanë që të ofrojnë negociata midis biznesit dhe punëmarrësit, me qëllim që të kemi mundësi që në shkallë republike, këto vende të reja pune t'u bëhen me dije qytetarëve shqiptarë dhe të kemi mundësi që zyrat e Punës të mos jenë zyra pasive dhe që marrin vetëm ankesat e qytetarëve, por edhe t'ua zgjidhin ato”, theksoi Klosi.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos