Klosi: Kush refuzon punën nuk merr 
 ndihmë ekonomike, nxirret nga lista

Klosi: Kush refuzon punën nuk merr <br /> ndihmë ekonomike, nxirret nga lista
TIRANE - Nëse jeni regjistruar si i papunë e nuk pranoni punën që sigurojnë Zyrat e Punësimit, hiqeni automatikisht nga lista e papunësisë si dhe nga ndihma ekonomike. Ka qënë ky propozimi për projektligjin e papunësisë lidhur me planin 5-vjeçar që ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka prezantuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punësimit.

“Ne nuk mund të pranojmë që një sistem i tërë të sponsorizojë deperllëkun e qytetarëve shqiptar. Pra mos pranojnë të punësohen nëpër punët që biznesi afron. Kur punën kërkuesi i papunë refuzonë një vend të përshtatshëm qoftë dhe për njëherë të vetme, kundështimi, mosmiratimi apo refuzimi i vendeve të punës dhe i programeve të punësimit të ofruara konfirmohet me nënshkrimin e tij. Zyra e punesimit heq statusin e punëkërkuesit të papunë apo pas punësimit të tij njofton menjëherë institucionet përgjegjesë për ndihmën ekonomike, për ta hequr atë nga skema”, tha ministri Klosi.

Po ashtu Klosi tha se është rritur numri i punonjësve të regjistruar nga bizneset në kluadër të informalitetit. Për kreun e inspektoriatit të punës Dritan Ylli ndonëse është shtuar numri i punonjëve të regjistruar ka ende biznese informale e që nuk deklarojnë pagat e plota të punonjësve.

“Ka shumë kompani që i kemi konstatuar, të cilat derdhin kontribute për punonjësit e tyre jo reale duke iu shmangur kontributit real për pagën reale që duhet të paguajnë dhe kjo ndodh nganjëherë dhe në marrëveshje të vetë punëdhënësit me punëmarrësin duke në rastë të tilla le ta themi, t'i themi ca fakte që janë të vërteta dhe janë mjaftë shqetësuese për ne, duke i derdhur njërën pjesë pjesë të pagës në bankë në rrugë zyrtare dhe pjesën tjetër duke ia dhënë me zarf në dorë”, - u shpreh Ylli.
 
Që në krye të diskutimit këshilltarët e Këshillit Kombëtar të punës kërkuan nga miniostri që para se plani 5-vjeçar i punës të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave, tu lihet kohë bizneseve që ta shqyrtojnë atë.
Pavarësisht debateve, në fund të takimit këshilli ka miratuar në parim draft-ligjin e planit 5-vjeçar të punësimit. 
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos