Klosi me biznesin:Ligji i ri iu lidh
më shumë me arsimin profesional

Klosi me biznesin:Ligji i ri iu lidh<br />më shumë me arsimin profesional
Ministri i Mirëqënies Socialie e Rinisë Blendi Klosi ka takuar sot disa përfaqësues të sektorit të biznesit, të cilët i ka njohur me ligjin e ri të arsimit profesional, ku ka thënë se ky ligj e lidh akoma më shumë atë me biznesin.

Klosi ka thënë se, ky ligj parashikon edhe transformimin e qendrave të formimit profesional.

“Ligji i ri i arsimit profesional bën ligjore lidhjen mes arsimit profesional dhe bisnesit. Ligji i ri i AFP,  nxënësit gjysmën e kohës së shkollës do e kalojnë prane bisnesit. Praktika në biznes është në interes të nxënësve dhe bisnesit. Ligji i ri parashikon që shkollat profesionale të kalojnë në njësi autonome financiare. Kjo do te rrisë cilësinë e mësimdhënies” tha Klosi.
 
Nga ana tjetër, ai ka shtuar se të gjithë personat të cilët do të marrin pjesë në kurset profesionale, do të jenë prioritet për punëismin tek biznesi, ndërkohë që shtoi se në muajin shtator pritet që të ketë një dyfishim të nxënësve të arsimit profesional.

Qendrat e Formimit Profesional, nuk do të zhvillojnë më kurse nëse nuk porositen nga bisnesi. Të trajnuarit në qendrat tona të formimit profesional, do të jenë punonjësit e ardhshëm te bisneseve. Të hapur për çdo ide të bisnesit si mund ta zhvillojmë më mirë arsimin profesional. Në shtator do të kemi dyfishim të nxënësve të arsimit profesional.’ Tha ai.
 
 Ndërkohë, Luan Bregasi, si përfaqësues i biznesit ka thënë se, do të mundësohen diploma për nxënësit më të mirë për tu specializuar jashtë vendit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!