Është mbyllur dje në mbrëmje Akademia Verore e të rinjve socialiste, ku i pranishëm ka qenë anëtari i Kryesisë së PS, ministri i MMSR Blendi Klosi. Fillimisht Klosi përshëndeti përfshirjen e të rinjve pranë Partisë Socialistë:
“Ne jemi forca më demokratike në vend, ndaj vendimi juaj për t’iu bashkuar PS, është vendimi më i drejtë. Ne ndryshojmë kryekëput nga kundërshtari jonë politik. Ne jemi partia e reformave, ne jemi partia që besojmë në shtet dhe po bëjmë shtet. Këtë po e bëjmë për të gjithë shqiptarët, jo duke i ndarë ata në të majtë dhe të djathtë. Ky është ndryshimi mes nesh dhe PD: Ne besojmë te institucionet, ata besojnë te Sali Berisha", u shpreh ministri Klosi.
Në përgjigje të debatit për shifrat e punësimit ministri Klosi deklaroi se qasja ndaj papunësisë është krejtësisht e ndryshme nga qeverisja e PD. "Janë 5- fishuar fondet e nxitjes së punësimit.
Jemi pranë përmbushjes së premtimit për 300 mijë vende pune në mandatin e parë qeverisës. Po punohet në disa drejtime : me vënien në funksionim të plote të zyrave të punës, me rritjen e arsimit profesional, me ofrimin e kualifikimit falas. Ndërkohë shtresat në nevojë subvencionohen dyfish nga 3-vjet më parë. Në fund të mandatit premtimi elektoral për 300 mijë vende pune, do të jetë i përmbushur. 220 mijë punonjës kontribuojnë sot në skemën e sigurimeve shoqërore. Kjo është një arritje madhore e kësaj qeverie", shprehet Klosi.
Ministri Klosi ishte edhe vizitori i fundit në Akademinë Verore të FRESSH, e cila u organizua në Jalë nga data 26 deri në 31 gusht.
Përgjatë këtyre ditëve kampi u vizitua nga Kryetari i PS Edi Rama, ministri Beqaj, deputetët Alfred Peza dhe Pandeli Majko, si edhe e kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Kjo Akademi Verore e të rinjve socialistë u organizua nën kujdesin e veçantë të Sekretares për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali si dhe deputetes Olta Xhaçka, si përfaqësuese e Fondacionit ‘Qemal Stafa’, bashkëorganizator i akademisë.
Në kamp ishin të pranishëm mbi 500 të rinj të FRESSH, 285 prej të cilëve ishin garuesit e fazës së dytë të FRESSH Voice. Veç shumë organizimeve, mes të rinjve u simulua një fushatë elektorale me parti politike.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com