Klosi: Na duhen zyra pune aktive
të hyjmë në hartën e të kualifikuarve

Klosi: Na duhen zyra pune aktive<br />të hyjmë në hartën e të kualifikuarve
TIRANË- "Na duhen zyra pune efektive dhe jo passive që mbushin vetëm raftet me letra"- kështu është shprehur sot ministri Blendi Klosi gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit turk. Në fjalën e tij Klosi bëri një analizë të situatës së punës në Shqipëri duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit tripalësh mes biznesit priovar-arsimit professional dhe institucioneve shtetërore. Ministri theksoi se zyrat e punësimit duhet ta çojnë Shqipërinë në hartën e vendeve që ofron dhe punëson punonjës të kualifikuar. 

"Ne duhet ta nxjerrim Shqipërinë nga harta e vendeve që ofron vetëm punë të lirë. Ne duhet ta fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që formon dhe ofron punonjës të kualifikuar. Kjo është detyra jonë e madhe, të ndryshojmë kryekëput raportin e tregut tonë të punës. Dhe ne mendojmë se ka një zgjidhje dhe ky është arsimi profesional”, - tha Klosi në fjalën e tij.

Klosi tha se Shqipëria ka nivel të lartë papunësie dhe në zyrat e punësimit ka kërkesë të lartë për punë,dhe kjo sipas tij kjo gjë duhet të përdoret për të nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve që kërkojnë punë të lirë. Ministri theksoi se zyrat e punësimit duhet ta çojnë Shqipërinë në hartën e vendeve që ofron dhe punëson punonjës të kualifikuar. 

"Kemi një nivel të lartë papunësie, në zyrat e punësimit kërkesë të lartë për punë. Ka edhe shumë biznese që kanë nevojë për punonjës të kualifikuar. Kemi nevojë për punonjës të kualifikuar”-tha ministri
 
Veç kësaj në fjalën e tij ministri tha se janë gati 4 projekte të shqyrtuara nga ministria vetëm në tregun e punës 

"Sot në zyrat tona janë 4 ligje të reja gati për tu miratuar vetëm në tregun e punës, janë reforma reale kontakte reale që përafrojnë punëkërkuesit me punëdhënësit. Ligji për nxitjen e punënëmarrësve. Ligji për zejtarinë, Ligji për arsimin professional  dhe Ligji për punëkërkuesit e papunë"-u shpreh Klosi në fjalën e ti

“Tashmë kemi gati një ligj shumë të fortë, që ka të bëjë me reduktimin e dembelizmit në Shqipëri. Ne duhet të gjejmë një raport të drejtë për ata që duan të punojnë dhe të jetojnë me punë të denjë, me ata që duan të jetojnë duke marrë ndihmën ekonomike apo asistencën sociale. Nuk mund të vazhdojmë të sponsorizojmë në pafundësi dembelizmin në Shqipëri”, -  tha Klosi referuar atyre që përfitojnë nga ndihma ekonomike. 

Duke qëndruar në këtë aspekt, ai ka theksuar se paralelisht me reformën ligjore në sistemin e punësimit në vend, MSR po punon që brenda këtij viti të krijohet një rrjet i shkollave profesionale të ekselencës, të cilat të kenë mundësi që të prodhojnë profesionistë që mund të akreditohen nga sistemi i shkollave profesionale të BE-së, por edhe të jenë konkurrentë të denjë të tregut europian të punës.

Ajo që ne po bëjmë është që edhe në shkollat tona të krijojmë një grup të fuqishëm si shkolla ekselence dhe ato të jenë të gatshme që të prodhojnë profesionistë për tregun europian të arsimit profesional. Ne do përpiqemi që një numër i caktuar shkollash, brenda vitit që po flasim të kemi mundësi që të jenë shkolla të gatshme për akreditim nga BE-ja, duke krijuar të parët nxënës të kualifikuar shqiptarë që të jenë konkurrentë për tregun europian të punës. Sfida ime personale është që të kemi mundësi që, sa më shpejt të jetë e mundur, këto shkolla të ekselencës të mos jenë vetëm për shtetasit shqiptarë, por për të gjithë shqiptaro-folësit në rajon”, - tha ministri.
 
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos