Klosi: Një shembull pse të rinjtë
të ndjekin arsimin profesional

Klosi: Një shembull pse të rinjtë<br />të ndjekin arsimin profesional
Arsimi profesional është garanci për punë dhe jetë më të mirë. Në këtë përfundim kanë qenë ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë Blendi Klosi si dhe ambasadori Italian Alberto Cutillo në ceremoninë e zhvilluar me rastin e përfundimit të studimeve për 30 studentët e parë të degës navigacion dhe menaxhim detar.
 
Ceremonia në fjalë është zhvilluar në bordin e një prej trageteve të kompanisë Adria Ferries, e cila ka mundësuar  kryerjen e praktikës për të gjithë studentët e vitit të tretë. Ministri Blendi Klosi, në përshëndetjen e tij është shprehur se qeveria po i kushton shumë rëndësi arsimit profesional për të rikthyer atë në identitet dhe sot mund tu drejtohemi me besim të plotë prindërve dhe fëmijëve të tyre në Durrës se ky arsim siguron garanci për jetën e tyre, ndërkohë që rritet punësimi në industrinë navale.
 
Ambasadori  Italian Alberto Cutillo në fjalën e tij tha se sektori i transportit mes dy vendeve tona është në rritje dhe për momentin dy qeveritë tona po punojnë për firmosjen e një marrëveshje të përbashkët për rregullimin e transportit detar.
 
"Jam shume i lumtur që ndodhem këtu, në këtë anije, sidomos pas asaj që dëgjova mbi kompaninë Adria Ferris, që bënë shumë për anën tregëtare dhe anën humane në Shqipëri dhe në Durrës. Sektori i transportit si të njerëzve por edhe të mallrave mes dy vendeve tona është në rritje.Kam  kënaqësinë t’ju bëj me dije se dy vendet tona janë duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që do të bëjë zyrtare bashkëpunimin mes dy vendeve të transportit naval", u shpreh Cutillo.

ambasadori
 
Dhe arsyeja se pse jemi mbledhur sot është një rast i mirë për të festuar bashkëpunimin dy palësh.Italia ka akorduar një shumë prej 5 milion euro për trajnimin e studentëve dhe nxitjen e arsimit profesional.

Nga ana tjetër rëndësi më e madhe po i kushtohet pikërisht menaxhimit të burimeve njerëzore, siç është edhe rasti i degës së inxhinierisë navale pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Një nga studentët që përfundoi tre vitet e kësaj dege shprehet i kënaqur me këtë profesion si dhe praktikën e kryer me anijet italiane. Në fund të ceremonisë rektorja e universitetit “Aleksandër Moisiu” Kseanela Sotirofski dhe përfaqësuesi i kompanisë italiane kanë nëshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për vazhdimin e kryerjes së praktikës së studentëve të degës navigacion dhe menaxhim detar.

 FOTO adria
 FOTO adria
foto adria
(Ceremonia e zhvilluar në bordin e një prej trageteve të kompanisë Adria Ferries FOTO)

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës