Klosi: Nxorëm nga informaliteti 120 
 mijë persona, punësuam 30 mijë 

Klosi: Nxorëm nga informaliteti 120 <br /> mijë persona, punësuam 30 mijë 
TIRANE - Të gjitha agjencitë private të punësimit dhe qendrave të formimit profesional janë grupuar në një shoqatë të vetme të quajtur “Employment Albania”. Ajo shërben si një urë lidhëse mes bizneseve vendas dhe të huaj dhe punëkërkuesve në vendin tonë, duke lidhur kontrata punësimi, kryesisht sezonale.

Kjo praktikë sipas ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi do t'i japë frymë tregut të punës.

Shoqata e agjencive private ka punësuar gjatë 2015-s 710 persona, ndër ta 530 jashtë vendit dhe të tjerët në tregun e brendshëm.

Gjatë 2015-ës, janë ofruar 30 mijë vende pune dhe janë nxjerrë nga puna në të zezë 120 mijë persona. Gjatë këtij viti do të hapen dhe 4 zyra të reja punësimi, njoftoi ministri Klosi shpërndau dhe kontratat e para të punës të siguruara nga “Employment Albania”.

“Fushata pa kompromis që bëri qeveria në tremujorin e fundit të vitit të shkuar kundër informalitetit, solli si rezultat nxjerrjen nga puna në të zezë të rreth 120 000 punonjësve, të cilët sot janë të siguruar dhe kanë një punë të denjë. Ndërkohë, gjatë vitit 2015 janë punësuar edhe rreth 30.000 punëkërkues” tha ministri Blendi Klosi.

klosi

Ai shtoi se qeveria shqiptare i ka kushtuar rëndësi të posaçme reformimit të sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional për ta harmonizuar atë më mirë me kërkesat e tregut të punës.

Kjo do të thotë që krahas modernizimit të shkollave profesionale dhe qendrave të formimit profesional, ne duhet të garantojmë që çdo profil i tyre i shërben tregut të punës dhe i ndihmon nxënësit dhe kursantët të punësohen më pas” shtoi Klosi.

Klosi bëri të ditur se ministria ka një qasje të re ndaj të gjithë aktorëve që veprojnë në tregun e punës për lehtësimin e kërkesës me ofertën, siç janë agjencitë private të punësimit, për të bërë një ndërmjetësim të shpejtë e të saktë në tregun e punës, gjë që nxit dhe një mirëfunksionim të tij.

klosi

Ai theksoi se me miratimet e ndryshimeve të Kodit të Punës, një formë e re agjencish punësimi do të funksionojë në tregun shqiptar të punës ashtu siç funksionojnë në të gjitha vendet e BE-së.

Këto janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, ose siç thuhet ndryshe ‘leasing’. Shumë shpejt, ministria do të lançojë për konsultim me palët e interesuara dhe grupet e interesit draftin e parë të aktit nënligjor, që do të rregullojë kushtet dhe mënyrën e themelimit dhe funksionimit të agjencive për punësim të përkohshëm” tha ai. 
 
Në këtë konferencë të punësimit të të rinjve morën pjesë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, si dhe presidenti i Shoqatës së Agjencive Private të Punësimit dhe Formimit Profesional, Ermal Jauri.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje