Këshilli Kombëtar i Punës ka marrë sot në shqyrtim rritjen e pagës minimale në shkallë vendi. Në tryezën e diskutimit morën pjesë Ministri i Mirëqenies Sociale, i Ekonomisë, i Shëndetësisë si dhe përfaqësues të ndryshëm të palëve të interesit.
Ministri Blendi Klosi tha se në nivelin e ri të pagës minimale duhet mbajtur një balancë mes interesit të punëdhënësve e punëmarrësve. E rëndësishme është sipas tij, që niveli i ri të mos dëmtojë as ekuilibrat rajonalë të tregut të punës.
“Të nderuar anëtarë të këtij këshilli, sot edhe për vetë temën shumë të diskutueshme që kemi në rendin e ditës atë për pagën minimale të rivlerësuar në Shqipëri unë do të doja të falënderoja prezencën e pothuajse të gjithë anëtarëve të këtij këshilli. Si asnjëherë tjetër në këtë tryezë janë ulur të gjithë përfaqësuesit të institucioneve tona, niveli më i lartë i punëmarrëseve. Përfaqësuesit e të gjithë grupimeve sindikaliste në vendin tonë, në krahun tim të djathtë janë të gjithë përfaqësuesit e ndërmarrjes së biznesit. Kjo vendimmarrje do t’i shërbejë të gjithë ekuilibrave fiskalë dhe financiarë të vendit”, u shpreh Klosi.
Ministria Ahmetaj e përshëndeti nismën për rritjen e pagës minimale, si një zhvillim pozitiv për ekonominë e vendit. Por ai theksoi kjo rritje nuk duhet të cënojë tregun e punës.
“Unë besoj që punëdhënësit e punëmarrësit do duhet të bëjnë një debat shumë të thellë midis tyre për të parë nëse fuqia punëtore dhe vlera e fuqisë punëtore duke u nisur nga paga minimale ka apo nuk ka efekte në konkurueshmërinë dhe në mundësinë e tërheqjes së investimeve të huaja”, u shpreh ministri Ahmetaj.
Paga minimale në rang vendit është aktualisht 22 mijë lekë dhe pritet të rritet me 1 mijë deri në dy mijë lekë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO