Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në televizionin A1 REPORT! nën drejtimin e gazetarit Ilir Babaramo, Klosi deklaroi se të 66 deputetët e Partisë Socialiste që sot janë në detyrë në Parlament, do të jenë në lista.
Duke hedhur poshtë akuzat e ardhura kryesisht nga kryeministri Sali Berisha se Rama po luan politikë “prerje kokash” me deputetët aktualë, Blendi Klosi tha se të gjithë përfaqësuesit e PS në Parlament “janë përfaqësues të denjë të PS dhe që të gjithë kanë të gjitha arsyet për të qenë në listat e ardhshme zgjedhore”.
Megjithatë, Klosi nuk i dha përgjigje pyetjes se ku do të kandidojë. Me 3 mandate në Parlament, deputet në Mallakastër dhe aktualisht në Durrës, sekretari organizativ i PS tha se “do kandidoj aty ku PS do e ndjejë më të nevojshëm”.
Faktin që ende nuk deputetët socialistë nuk dinë se ku do të kandidojnë, Klosi se shpjegoi duke thënë se me ligj parashikohet që listat duhet të jenë përfunduar 45 ditë nga dita kur deputetët futen në garë, pra deri më 23 Qershorin e këtij vitit kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Klosi pohoi se për 4 prurjet e reja që lideri i opozitës, Edi Rama ka prezantuar deri më tani si kandidatë për deputetë në zgjedhje, është konsultuar me kryesinë.
Vend të veçantë gjatë intervistës, morën edhe incidentet e ndodhura së fundi në futbolli të cilat akant përfshirë dy kryebashkiakë socialistë, atë të Gramshit Dritan Bici dhe të Kavajës, Elvis Rroshi, Klosi tha se është vështirë komentohet mbi këto ngjarje, ndërsa theksoi se shteti nuk duhet të lërë ndeshjet të shiten dhe të blihen.
“Krimi ka marrë në patronazh të gjithë Shtetin. Kriminelët janë sot të veshur me pushtet, shqiptarët nuk mbrohen. Krimi po ndodh kudo, nuk kemi dy ngjarjen e dy kryetarëve të bashkive. Sot kronika është e mbushur me ngjarje kriminale, të cilat vënë në pikëpyetje a ka shtet këtu, a është i mbrojtur shqiptari? Këtu edhe në stadiume duhet të shkojnë me skafandra se nuk ka shtet”, theksoi Klosi.
Sipas Klosit, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, i cili pasi u mbajt dy ditë i izoluar në drejtorinë e Policisë Tiranë, u lirua sot nga Gjykata Kavajë me argumentin se arrestimi ishte i paligjshëm, tha se Rroshi u provokua nga trajneri i Tiranës Nevil Dede. Klosi tha se ishte Dede ai që gjatë ndeshjes ndërmjet-Besës dhe Tiranës, trajneri i kësaj të fundit irritoi tifozët.
Duke folur për një tjetër argument, Klosi theksoi se fushata elektorale që po vjen po ashpërsohet pa shkak, ndërsa fajtorë për këtë fakt bëri shefin e mazhorancës.
“Kryeministri personi i cili paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të zhvilluar një proces të ndershëm zgjedhor, ka bërë disa veprime të cilat e ojnë situatën drejt debateve, siç është ndarja arbitrare e mandateve”, vijoi sekretari organizativ i Partisë Socialiste.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)