Rritja e arsimit profesional i ka tejkaluar pritshmëritë tona. Kështu është shprehur ministri i Mirëqenies sociale Blendi Klosi gjatë inaugurimit të shkollës profesionale “Kolin Gjola” në qytetin e Lezhës.
Sipas ministrit arsimi profesional është në vëmendjen e qeverisë dhe partnerëve.
Investimet për shkollën profesionale të Lezhës kanë kushtuar 1.2 mln euro, ku 300 mijë euro janë marrë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga Bashkimi Europian.
Gjithashtu, Klosi ka deklaruar se numri i të papunëve që kërkojnë punë në zyrat shtetërore të punës ka rënë me 35% e ndërsa sipas INSTAT shkalla e papunësisë ka rënë me 14.7% .
Të pranishëm në inaugurimin e shkollës “Kolin Gjola” janë kryeministri Rama,ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj.
Ambasadorja e BE, Vlahutin në fjalën e saj përshëndetëse është shprehur se si në vendet e BE ashtu dhe në Shqipëri ekziston një paradoks.
Edhe pse ka një numër të konsiderueshëm të të panunëve, punëdhënësit vazhdojnë të kenë ankesa se nuk gjejnë dot punëtor me aftësitë e duhura.
Kjo sipas ambasadores, ndodh pasi të pajisurit me diplomën e universitetit nuk të siguron një vend pune ndërsa shkollat profesionale ndihmojnë në përgatitjen e profesionistëve.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO