Klosi urdhër institucioneve: Nga 22 prilli dënoni me masa çdo ndotës

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka urdhëruar të gjitha institucionet në mbarë vendin të dënojnë me masa këdo që ndot lumenjtë, duke filluar nga data 22 prill. Duke folur për rezultatet e aksionit në ‘Javën e Tokës’, ministri Klosi deklaroi se u pastruan shumë zona, duke bërë thirrje për bashkim për të çuar përpara këtë aksion.

"Të gjithë së bashku të pastrojmë Shqipërinë që duam. Aleancës i janë bashkuar edhe të 12 prefektët. Në këtë aksion u angazhuan plot 20740 qytetarë, kryetarët e bashkive, institucionet shtetërore, aktivistët. Ishte bashkimi më i madh i forcave në pastrimin e vendit. Angazhimi i kësaj force të madhe në terren largoi nga lumenjtë mijëra tonë mbetje. U pastruan segmentet hyrëse të qyteteve, segmentet lumore në jug.

Ndotja është penalitet personal i gjithsecilit që ndot. Do të jetë ligji që do të garantojë një Shqipëri më të pastër. Ta kenë të qartë të gjithë se mbetjet në lumenj do të jenë goditja më e madhe nga ligji. Nga data 22 të gjitha institucionet janë të urdhëruar të dënojnë me masa këdo që hedh mbeturina në lumenj. Të gjithë do jenë në terren, pa toleruar dhe pa mbyllur sytë ndaj këtij fenomeni"

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit

Ora 15:20
Aksioni për pastrimin e mjedisit, Klosi: Patriot do të thotë të mos bësh pis Shqipërinë
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

    Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë