Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot në mesditë mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.
Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi miratimin e projekt-akteve “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje të Arben Dyla ”, “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier të znj. Violeta Shkurta ” dhe “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë të znj. Arta Marku”.
Pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të emërimit, pasurisë, figurës dhe integritetit, Këshilli vendosi kualifikimin për emërim të dy kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror, znj. Enkeleda Hoxha dhe z. Gazmend Frëngu pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020. Me këtë vendimmarrje, Këshilli hap rrugën për shpalljen e dy vendeve vakante për kandidatët për prokuror.
Më shumicë votash, Këshilli miratoi raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Ervin Beqiri, Petrit Hysa dhe Lindita Male (Ziguri) dhe projekt-aktin për mbarimin e statusit, për shkak dorëheqje, të magjistratit znj. Rabiana Halili, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Seanca plenare është organizuar on-line në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT, në kushtet e distancimit social si rezultat i pandemisë COVID-19.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ankesat e Veliajt për prokurorin Dado po shqyrtohen në ILD dhe KLP
4 Mars, 10:38
-
KLP transferon 5 prokurorë nga rrethet dhe emëron 3 të tjerë në Prokurorinë e Përgjithshme! Katër vijnë në Tiranë dhe një shkon në Elbasan (EMRAT)
3 Mars, 20:00
-
Arrestimi në zyrë/ Erion Veliaj letër ILD-së dhe KLP-së: Pezulloni nga detyra Ols Dadon! Prokurori në konflikt të hapur interesi më kërcënoi e shantazhoi
28 Shkurt, 18:18
-
Do marrë pjesë në primaret e Berishës, KLP miraton mbarimin e statusit si prokuror për Arjan Ndojan
28 Shkurt, 13:55
-
Frrok Çupi: Sakrifica e të tërës për Njërin
25 Shkurt, 14:59
-
Arrestimi i Veliajt/ KLP: Dënojmë sulmet ndaj prokurorit Dado, cenohet procesi i drejtë hetimor dhe gjyqësor
25 Shkurt, 11:46
-
Edhe KLP reagon për deklaratat Rama-Berisha: Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin te drejtësia, respektoni pavarësinë
12 Shkurt, 15:27
-
KLP pranon vetëm pjesërisht kërkesën e ILD për ndëshkimin e Kledian Llahos! Kryeprokurori i Sarandës akuzohej për disa shkelje, SPAK e ka pezulluar nga detyra (VENDIMI)
30 Janar, 12:44
-
Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht kreun e Prokurorisë së Lushnjës! KPK i gjeti Arben Dylës probleme me pasurinë
28 Janar, 15:31
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
E ngarkuara e SHBA-së takon anëtarët e KLP-së: Veproni me integritet, merrni vendime në dobi të sistemit pavarësisht sfidave e presioneve
12 Dhjetor 2024, 13:50
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor 2024, 19:58