KLP cakton unanimisht drejtuesit e prokurorisë së Apelit në Tiranë Genti Zholi dhe në atë të shkallës së parë Durrës, Anita Jella

KLP cakton unanimisht drejtuesit e prokurorisë së Apelit në Tiranë Genti Zholi dhe në atë të shkallës së parë Durrës, Anita Jella

KLP

Genti Zholi do të jetë drejtuesi i ri i Prokurorisë së Apelit në Tiranë ndërsa Anita Jella drejtuese e Prokurorisë të Shkallës së Parë në Durrës. Vendimet janë marrë unanimisht në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

"Ju njoftoj se në përfundim të procedurave për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, KLP vendosi unanimisht të caktojë Anita Jella në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe z. Genti Xholi në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë për një periudhë 3 (tre ) vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Sot, me emërimin e të dy drejtueseve, Këshilli vendosi të ndërpresë caktimet e përkohshme si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë. Deri tani, Këshilli ka arritur të emërojë në detyrë 4 (katër)  Drejtues prokurorie; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. Në vijim keni njoftimin e plotë mbi vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Këshillit", thuhet në njoftimin e KLP-së.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

13 ndeshje me Kombëtaren, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

13 ndeshje me Kombëtaren, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?