KLP me 10 anëtarë/ Largohet Besnik Cani, Olsian Çela drejt hapjes së garës

TIRANE- Prokurori Besnik Cani nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e kësaj të mërkure KLP ka shpallur vakancën për postin e Canit duke kërkuar nga prokuroria e përgjithshme të hap garën për zëvendësimin e tij.

Cani u shkarkua pak ditë më parë nga posti i prokurorit për shkak të pasurisë, vendim i kolegjit të apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je.

Cani erdhi në këtë post pas një votimi mes prokurorësh të cilët e përzgjodhën atë si përfaqësuesin e tyre në KLP në kohën e drejtimit të kryeprokurores Arta Marka.

Me marrjen e vendimit nga KLP për shpalljen e vakancës pritet që kryeprokurori Olsian Çela të firmos mbledhjen e përgjithshme të hetuesve të cilët do duhet të zgjedhin brenda tyre zëvendësuesin e Canit.

Një tjetër vendim i KLP-s ka qenë edhe emërimi i përkohshëm i prokurores Mirela Kapo si anëtare magjistrate pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë që pritet konstituimi i KLP-s edhe me anëtarin e saj të 11 në këtë këshill pritet që brenda muajit mars të mbërrij edhe emri i kreut të byrosë kombëtare të hetimit i cili duhet të marrë votat e anëtarëve të KLP.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 04/03/2020 14:22

    Presidenti ka me se nje vit qe ja fut kot, fillimisht duhet te pastroje figuren e tij the te familjes nga akuzat e korrupsionit, duke dhene doreheqjen dhe me pas te deklaroje pusurine e tij perrallore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Sulltani' Demiral me 'dopietë' si mbrojtës, vendos rekord në kampionatin Evropian

'Sulltani' Demiral me 'dopietë' si mbrojtës, vendos rekord në kampionatin Evropian